Bashkimi Evropian tha se sulmi në Doha të martën mund të çojë në më shumë konflikt në Lindjen e Mesme, në një nga deklaratat më të forta deri më sot nga blloku 27-vendesh, sipas AP.
“Sulmi ajror i sotëm nga Izraeli kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha shkel ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Katarit dhe rrezikon një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në rajon”, tha Anouar El Anouni, një zëdhënës i Komisionit Evropian, në një deklaratë të postuar në internet nga trupi diplomatik i BE-së.
“Çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget – nuk është në interesin e askujt. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza”, tha ai.
Donald Trump premtoi se Katari nuik do të sulohet në të ardhmen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur me kryeministrin izraelit dhe udhëheqësin e Katarit pas sulmeve izraelite në Doha të hënën, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Pas sulmit, Trump foli me Netanyahun, i cili i tha se donte paqe shpejt. Duke folur më vonë me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, presidenti i SHBA-së e siguroi atë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më kurrë në tokën e vendit të tij.
Sipas zëdhënëses Caroline Levitt, Shtëpia e Bardhë u informua nga Pentagoni se Izraeli do të niste një sulm ndaj Hamasit në Katar këtë mëngjes. Trump ngarkoi këshilltarin e tij kryesor, të dërguarin special Steve Witkoff, me informimin e katarianëve për sulmin e afërt.
“Bombardimi i njëanshëm i Katarit, një shtet sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë, me guxim dhe po merr rreziqe për të negociuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet as të Izraelit dhe as të Amerikës”, theksoi Levitt.
Vendndodhja e zgjedhur për sulmin e vendosi Trump në një pozitë shumë të pakëndshme, duke vënë në dukje se eliminimi i Hamasit është një qëllim i rëndësishëm. Megjithatë, Katari mohon se është informuar paraprakisht. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Emirateve, Majed Al Ansari, tha se autoritetet e Katarit morën një telefonatë nga zyrtarë amerikanë ndërsa zhurma e shpërthimeve tashmë po dëgjohej në qytet.
Deklarata e lexuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë: “Këtë mëngjes, administrata Trump u njoftua nga ushtria e Shteteve të Bashkuara se, ndërsa Izraeli po sulmonte Hamasin, i cili për fat të keq ndodhej në një zonë të Dohas , kryeqytetit të Katarit, bombardimi i njëanshëm brenda Katarit , një komb sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë dhe po merr rreziqe të guximshme me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk përparon qëllimet e Izraelit ose të Amerikës.
Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë. Presidenti Trump menjëherë udhëzoi të Dërguarin Special Witkoff të informonte katarianët për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri. Presidenti e konsideron Katarin një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe shpreh keqardhje të thellë për vendndodhjen e këtij sulmi. Presidenti Trump foli gjithashtu me Kryeministrin Netanyahu pas sulmit. Kryeministri i tha Presidentit Trump se dëshiron të arrijë paqen dhe shpejt.”
