“Ashtu si 7 ditët e javës që e mbajnë jetën në ritëm, 7-shi i VLEN-it do të sjellë një epokë të re për qytetarët tanë, çdo ditë dhe çdo javë të vitit”, thonë nga koalicioni VLEN.
Numri 7 është numri i VLEN në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, konfirmoi koalicioni qeverisës. Sipas tyre, ky nuk është vetëm një numër, por një shenjë e fatit, përmbushjes dhe ndryshimit që nuk ndalet kurrë.
Ashtu si 7 ditët e javës që e mbajnë jetën në ritëm, 7 e VLEN do të sjellë një epokë të re për qytetarët tanë, çdo ditë dhe çdo javë të vitit.
Me sloganin tonë “NJË ZË”, ne bashkojmë të gjithë zërat e qytetarëve në një forcë që do të përmbysë korrupsionin, padrejtësinë dhe ngecjen. “NJË ZË” është zëri i shqiptarëve, i të rinjve, i grave, i punëtorëve, i diasporës dhe i çdo qytetari që kërkon barazi dhe dinjitet.
7 është vendimi i duhur. 7 është rruga drejt ndryshimit. 7 është fitorja. Më 19 tetor, qytetarët do të flasin me NJË ZË, dhe ai zë është numri 7.
VLEN është zëri i ndryshimit. VLEN është zëri juaj. Më 19 tetor, votoni NJË VOTË, votoni numrin 7! Dhe ai zë do të jetë i fortë, i qartë dhe i pandalshëm, tha koalicioni i përbërë nga disa parti nga blloku shqiptar, thuhet në komunikatën ekoalcionit VLEN./GazetaFAKTI
