• E premte, 24 Prill, 2026

Maqedonia ka një popullsi më të re se shumica e vendeve në rajon

EA
Shkurt17/ 2026

Popullsia e Maqedonisë po plaket me një ritëm të dukshëm – mosha mesatare e qytetarëve ka arritur në 42.21 vjeç, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2025. Për krahasim, mesatarja në Bashkimin Evropian është më e lartë dhe është 44.9 vjeç.

E llogaritur gjatë dhjetë viteve të fundit, mosha mesatare në vend është rritur me pothuajse pesë vjet – në vitin 2015 ishte 37.4 vjeç. Në rajon, popullsia e re është më e theksuar vetëm në Mal të Zi me 40.4 vjeç. Serbia dhe Shqipëria kanë popullsi më të vjetër, me një mesatare prej 45.4 dhe 44.3 vjeç, përkatësisht, ndërsa Greqia dhe Bullgaria fqinje janë ndër më të vjetrat me 47.2 vjeç secila. Kroacia dhe Sllovenia janë në mes me 45.5 vjeç.

Ndër vendet e BE-së, Irlanda ka popullsinë më të re (39.6 vjeç), ndërsa Italia është vendi me popullsinë më të vjetër, ku mesatarja arrin në 49.1 vjeç. Në përgjithësi, plakja e popullsisë është një trend global – mosha mesatare në Bashkim është rritur me 2.1 vjet që nga viti 2015, kur ishte 42.8 vjet. Përjashtimet e vetme janë Gjermania dhe Malta, ku shohim një rënie të vogël prej 0.4 vjetësh.

Rritja më e madhe e plakjes është regjistruar në Sllovaki dhe Qipro, ku mosha mesatare është rritur me katër vjet. Italia vijon me +3.9 vjet, ndërsa Greqia dhe Polonia shohin një rritje prej 3.8 vjetësh. Portugalia gjithashtu ka parë plakje të konsiderueshme, me një rritje të moshës mesatare prej 3.7 vjetësh.

Spread the love