• E hënë, 25 Maj, 2026

Ura bashkëpunimi kulturor dhe akademik për avancimin e vlerave të përbashkëta shqiptare

EA
Maj18/ 2026

Shkup,18 Maj 2026 – Me kërkesë të nënkryetarit të Kuvendit te Malit te Zi, Nikollë Camaj, u zhvillua një takim pune me Prof. Dr. Skender Asani, kryetar i Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe konstruktive, ku bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe vlerësime lidhur me proceset aktuale kulturore, politike dhe akademike në rajon, me theks të veçantë mbi rëndësinë e ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore shqiptare si urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi institucional.

Gjatë këtij takimi u dakordësua nevoja për intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, përmes shkëmbimit të ideve, përvojave dhe iniciativave të përbashkëta në fushën e trashëgimisë shpirtërore e kulturore, si dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në dimensionin shkencor dhe akademik.

Palët vlerësuan se bashkëpunimi kulturor dhe akademik përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta në hapësirën rajonale dhe më gjerë.

Qendra për Informim
QTSHK – Shkup

Spread the love