• E martë, 21 Prill, 2026

REKTORËT NDËR MË TË PAGUARIT NË SEKTORIN PUBLIK – NGA 3 DERI NË 4 MIJË EURO PAGA MUJORE

EA
Korrik19/ 2025

Rektori i UKIM – Shkup merr gjithsej 203,775 denarë në muaj, nga të cilat 100,000 denarë janë shtesë funksionale. Rektori i Universitetit të Manastirit ka një pagë neto edhe më të lartë prej 244.834 denarë, nga të cilat 141.059 denarë janë kompensim për pozicionin. Mesatarisht, pagat e rektorëve variojnë nga 136,000 deri në 245,000 denarë, pa përfshirë bonuset për shërbimin e kaluar, mentorimet ose kompensime të tjera.

Shkup, 19 korrik – Rektorët e universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut janë ndër zyrtarët më të paguar në sektorin publik, me paga neto mujore që arrijnë deri në 4,000 euro, tregoi sot një hulumtim nga Forumi për Ndryshim Arsimor. Sipas analizës “Pagat dhe Shtesat në Universitetet Publike në Maqedoninë e Veriut: Si rregullohen ato?”, shumica e këtyre të ardhurave vijnë përmes shtesave funksionale, të cilat paguhen nga fondet e vetë universiteteve.

Rektori i UKIM – Shkup merr gjithsej 203,775 denarë në muaj, nga të cilat 100,000 denarë janë shtesë funksionale. Rektori i Universitetit të Manastirit ka një pagë neto edhe më të lartë prej 244.834 denarë, nga të cilat 141.059 denarë janë kompensim për pozicionin. Mesatarisht, pagat e rektorëve variojnë nga 136,000 deri në 245,000 denarë, pa përfshirë bonuset për shërbimin e kaluar, mentorimet ose kompensime të tjera, shkruan meta.mk.

Forumi për Ndryshim Arsimor ngre pikëpyetje nëse paga të tilla janë të justifikuara, veçanërisht duke pasur parasysh se asnjë universitet publik në vend nuk është në Renditjen e Shangait, dhe as nuk është midis 2,000 universiteteve më të mira në botë sipas renditjeve të tjera relevante.

“Forumi për Ndryshim Arsimor bën pyetjet e mëposhtme: Duke pasur parasysh që disa rektorë paguhen më shumë se Kryeministri dhe Presidenti i vendit — a janë të justifikuara këto paga? Asnjë universitet publik nga Maqedonia e Veriut nuk renditet në Listën e Shangait, as nuk është midis 2000 universiteteve më të mira në botë sipas renditjeve të tjera relevante. Si qytetarë, kemi të drejtë të pyesim: Çfarë keni bërë konkretisht për universitetin që drejtoni? Çfarë investimesh keni bërë me fonde publike? Sa kërkime shkencore keni mbështetur? Dhe më e rëndësishmja: si e keni përmirësuar pozicionin dhe reputacionin e institucionit që ju është besuar?” thuhet në njoftim.

Stafi mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës gjithashtu marrin paga të larta. Nga viti 2023, me një rritje prej 50 përqind, një profesor me kohë të plotë do të marrë një pagë bazë neto prej 103,775 denarësh, duke përjashtuar shtesat për vjetërsi në punë dhe përfitime të tjera. Universitetet publike punësojnë 4,656 persona si staf mësimdhënës dhe mbështetës.

Në katër vitet e fundit, Qeveria ka ndarë 18.5 miliardë denarë për financimin e universiteteve publike. Megjithatë, Forumi paralajmëron se shpërndarja e fondeve nuk është mjaftueshëm transparente dhe e drejtë.

“Shpërblimet funksionale për rektorët dhe dekanët duhet të optimizohen dhe të kushtëzohen nga rezultatet e universitetit në renditjet ndërkombëtare”, thuhet në rekomandime.

Forumi kërkon që të gjitha universitetet të publikojnë politikat e tyre të pagave, shtesave dhe kompensimeve në faqet e tyre të internetit. Sipas tyre, shtesa funksionale për rektorin nuk duhet të jetë më e lartë se paga bazë e një profesori me kohë të plotë, me qëllim respektimin e parimeve të proporcionalitetit dhe barazisë institucionale.

Hulumtimi ngre gjithashtu pyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e sistemit të pagesave, duke pasur parasysh se disa universitete nuk kanë më kapacitet për të mbuluar të gjitha kostot shtesë që miratojnë vetë./GazetaFAKTI

Spread the love