• E mërkurë, 21 Janar, 2026

INTERPSEED, NJË “MINI-LAGJE” E URBANIZUAR MODERNE PRANË KUFIRIT SERBI-MAQEDONI

EA
Shtator26/ 2025

Kompania Interspeed Qendra tregtare jug, së shpejti do të të jetë e hapur për vizitorë, e vendosur vetëm 500 m. nga pika kufitare e Preshevës, pranë kufirit Serbi – Maqedoni.

Qendra tregtare mbulon një sipërfaqe prej 20,000 m², dhe sipërfaqja e destinuar për qira është 14,000 m². Ky objekt është i locuar në një vend shumë të frekuentueshëm, me një trafik vjetor prej 9 milionë pasagjerësh të regjistruar vitin e kaluar, me tendencë që  këtë vit të ketë rritje prej 5-10%.
Me një dizajn modern dhe kreativ, qendra tregtare Interspeed do të jetë një vend ideal për të gjitha kategoritë  dhe shtresat e popullatës. Takimet familjare e afariste tash e tutje mund të mbahen në restorantet dhe ambientet e kësa qendreje tregtare, kurse të gjithë ata që duan ta zgjerojnë biznesin e tyre në tregti, shërbime, gastronomi, park lojërash dhe rekreacioni, kjo është shansa që ofron më shumë profit dhe më shumë vëmendje.  Punimet në ndërtesë janë nga fundi dhe hapja solemne pritet të bëhet së shpejti.
Për shkak të pozicionimit dhe vend-ndodhjes,  Interspeed Qendra tregtare Jug, do të jetë adresa më e frekuentuar e klientelës nga pjesët e Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë së Veriut (më pak se 10 km. nga Kumanova) . Kjo e bënë këtë qendër tregtare lidere në rajon, edhe për faktin se në afërsi nuk ka objekte të tilla, me këtë lloj përmbajtjeje dhe të kësaj madhësie, por edhe për shkak se ajo është e vendosur përgjatë arteries kryesore që lidhë veriun  dhe jugun e Ballkanit dhe me këtë edhe më gjerë. Për rrjedhojë, kjo do të jetë një mundësi krejt unike për të zgjeruar rrjetin e biznesit dhe të shërbimeve në një vend që do të jetë një “mini-lagje” e urbanizuar moderne.


DISA KATARAKTERISTIKA THEMELORE

Interspeed Qendra tregtare jug ka kipërfaqja bruto: 20.000 m², hapësira komerciale: 14.000 m²   dhe 87 – 100 ambiente me sipërfaqe të ndryshme katrore në 4 nivele, me mundësi përshtatjeje dhe lidhjeje modulare, sipas nevojave të qiramarrësve;

• Disponon me 419 vende parkimi të siguruara;

• Orari i punës pa ndërprerje, 24/7;

• Mbikëqyrje me video dhe siguri fizike 24/7;

• Internet optik i shpejtë;

• Numër i mjaftueshëm tualetesh në të gjitha nivelet;

• Filtrim uji dhe sistem osmoze të dyfishtë për të gjitha vendet ku përgatitet ushqimi;

• Ndërtimi i një ndërkalimi (nënkalimi) është planifikuar në përputhje me planin hapësinor të miratuar, i cili do të sigurojë akses më të lehtë për vizitorët nga të dyja anët e autostradës, furnizim të pandërprerë dhe efikas të qendrës tregtare. Gjithashtu, realizohen përfitime të shumta për pikën kufitare dhe komunitetin lokal, dhe deri në ndërtimin e unazës, furnizimi zgjidhet me një rrugë alternative.

• Të gjitha vendndodhjet janë plotësisht të personalizueshme sipas standardeve dhe kërkesave tuaja.

Të gjithë të interesuarit për bashkëpunim, mund të kontaktojnë menaxhmentin e kësaj qendreje tregtare (Email: head.office@interspeed.rs,) për të caktuar një takim dhe negociata të mëtejshme, me mundësinë e vizitës në vend./ GazetaFAKTI

Për informacion më të detajuar në linkun e mëposhtëm:

file:///C:/Users/insti/Downloads/Interspeed%20TC%20JUG-ALB_compressed%20(1).pdf



Spread the love