• E premte, 2 Janar, 2026

Pas pesë orësh në tryezë, bëhen të njohura detajet e para të bisedimeve amerikano-ruse

EA
Dhjetor03/ 2025

Bisedimet midis Presidentit rus Vladimir Putin, të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe këshilltarit amerikan për politikën e jashtme Jared Kushner kanë përfunduar. Sipas raportimeve të mediave ruse, ato zgjatën rreth pesë orë.

I dërguari amerikan Steve Witkoff është larguar nga Kremlini dhe aktualisht ndodhet në ambasadën amerikane në Moskë, sipas mediave ruse.

Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme Kirill Dmitriev, i cili ishte në tryezë, i përshkroi bisedimet si “produktive”.

Bisedimet midis Vladimir Putinit, të dërguarit special të Donald Trump Steve Witkoff dhe dhëndrit të Trump Jared Kushner janë duke u zhvilluar në Kremlin.

Putinit i bashkohet ndihmësi i tij për politikën e jashtme Yury Ushakov dhe i dërguari ekonomik Kirill Dmitriev.

Duke folur për mediat ruse pak pas përfundimit të takimit, këshilltari rus për politikën e jashtme deklaroi se ende nuk ka “asnjë version kompromisi” të planit për Ukrainën.

Ai shton se disa propozime amerikane janë të pranueshme për Rusinë, por të tjerat jo.

Ushakov thotë se ata diskutuan gjithashtu lëshimet territoriale të Ukrainës, si dhe bashkëpunimin ekonomik midis Rusisë dhe SHBA-së.

Ai shton se Rusia, së bashku me planin 28-pikësh, mori edhe katër dokumente të tjera dhe se Rusia dhe SHBA-të ranë dakord të mos publikojnë detaje shtesë të bisedimeve.

Spread the love