Salla e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në kaos këtë të enjte me flakadanë, goditje me shishe dhe puthje.
eanca e fundit parlamentare për këtë vit ka prodhuar përplasje të forta fizike mes mazhorancës dhe opozitës, aq sa është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës.
Disa deputetë të opozitës, si Flamur Noka, Klevis Balliu, Belind Këlliçi e të tjerë, janë ulur në vendet e ministrave, ndërsa të tjerë kanë bllokuar foltoren.
Në tensione e sipër deputetja e PD, Elda Hoti ka goditur me një shishe uji kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Para saj deputeti Belind Këlliçi ndezi flakadanë në sallë.

Pas këtij episodi një betim i pazakontë i Avokatit të Popullit u pa në sallën e Kuvendit.
Me thirrjet “Dil përjashta”, zhurmës dhe përplasjes me Gardën, kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit të Endrit Shabanit, teka ky i fundit në largim i dha një puthje opozitarëve që i dhanë firmat atij dhe më pas u tërhoqën.

Endri Shabani betohet si Avokat Populli
Më tej deputeti Klevis Balliu është përjashtuar nga seanca plenare.
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.
Një nga pikat më të diskutuara lidhet me institucionin e Avokatit të Popullit.
Endrit Shabani, i cili u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste, sapo bëri betimin zyrtar në Kuvend.
Opozita e ka kundërshtuar këtë proces, duke e konsideruar të kontestueshëm dhe ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese, çka pritet të reflektohet edhe në debatet parlamentare të sotme./ Pamfleti
