• E premte, 20 Mars, 2026

Serbia buzë luftës qytetare!

EA
Gusht15/ 2025

Incidentet shënuan natën e tretë radhazi të protestave antiqeveritare në Serbi. Përleshje midis mbështetësve të Partisë Progresive Serbe në pushtet dhe demonstruesve shpërthyen në Beograd. Policia ndërhyri në disa vende në kryeqytet dhe qëlloi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Tre zyra lokale të Partisë Përparimtare Serbe u shkatërruan në Novi Sad. Pati protesta në rreth tridhjetë qytete të tjera.

Protestat kundër regjimit të Vuçiqit në Serbi kanë kaluar në konflikt të hapur në mes të qytetarëve që janë kundër regjimit të Vuçiqit dhe mbështetësve të këtij regjimi.
Të paktën 37 persona u arrestuan gjatë trazirave në disa qytete të Serbisë.
Protestat kanë filluar pas orës 18 dhe kanë zgjatur deri në orët e vona të natës. Në disa qytete dhe vendbabime gjurmët e dhunës ende kanë mbetur si dëshmi e një egërsie të një regjimi që me çdo kusht është i etur për ta ruajtur pushtetin, madje edhe me çmimin e jetës së qytetarëve.
Në vijim po i japim disa pamje nga këto protesta, ku në sipërfaqe del kjo egërsi dhe gjithë pasojat e dhunës që u manifestuan nëpër rrugët e Serbisë:



https://www.slobodnaevropa.org/embed/player/0/33503412.html?type=video




Spread the love