Duke parë rëndësinë të cilën e kanë kanalet ujore për tregtinë ndërkombëtare në përgjithësi dhe rëndësinë që e ka ky projekt dhe ky kanal ujor në veçanti për të gjithë tregtinë e kontinentit të Evropës në përgjithësi, atëherë mund të vijmë në përfundim se nëpërmjet këtij projekti Serbia do të vendosej në qendër të një prej rrugëve më të rrëndësishme të tregtisë evropiane dhe ky pozicion do ti siguronte asaj një peshë dhe ndikim të madh strategjik dhe gjeopolitik jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe në të gjithë Evropën dhe edhe më gjërë
Nga PhD candidat: Gzim Rushiti
Ideja për lidhjen me rrugë ujore të lumit Danub me portin e Selanikut është e vjetër dhe daton që nga fillimi i shekullit të XX –të.
Përfitmet shumë të mëdha ekonomike të cilat i sjellë realizimi i këtij projekti për Serbinë dhe rritja e ndikimit gjeopolitik të Serbisë jo vetëm në Evropën Juglindore por edhe më gjërë, duke e bërë Beogradin që të fitojë statusin e qytetit udhëkryqë në rrjetën më të madhe të qyteteve transportuese, kanë bërë që Serbia në vazhdimësi për një periudhë kohore më të gjatë se një shekull ta mbajë të gjallë idenë e realizimit të këtij projekti dhe në secilin rast i cili i është ofruar të mundohet që ta realizojë në praktikë këtë projekt, i cili sipas zyrtarëve të lartë të Serbisë paraqet projektin më të madh të cilin do ta përjetojë rajoni i Ballkanit Perëndimor për disa decenie me rradhë në të arrdhmen, nëse ai ariinë që të realizohet
Projekti serb i cili parashikon ndërtimin e kanalit ujor Beograd-Selanik, parashikon ndërtimin e një kanali të madh ujor të gjatë 700 kilometra. Ky kanal në rast se do të ndërtohej do të lidhte lumin Danub dhe lumin Moravë në Serbi me lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut dhe lumin Aksios në Greqi dhe kështu do të bëhej e mundur lundrimi i anijeve nga Beogradi dri në portin detar të Selanikut në Greqi.
Shteti i cili shpreh interesimin më të lartë për realizimin e projektit i cili synon që të lidh lumin Danub me Detin Egje, është Serbia. Shkaqet dhe arsyet të cilat e nxisin interesimin e Serbisë për realizimin e këtij projekti janë përfitimet dhe dobitë e mëdha strategjike, gjeopolitike dhe ekonomike që ky projekt i sjellë Serbisë nëse do të arrihej që të zbatohet në praktikë.
Nëse do të arrihej që të realizohej në praktikë një projekt i tillë i cili do të lidhte lumin Danub me Detin Egje, atëherë Serbia do të arrinte që të rreduktojë një disavantazh të madh strategjik të saj, si shtet i cili nuk ka dalje në detë dhe nëpërmjet këtij korridori ujor do të arrinte që të sigorjë një dalje të drejtëpërdrejtë në Detin Egje.
Duke parë rëndësinë të cilën e kanë kanalet ujore për tregtinë ndërkombëtare në përgjithësi dhe rëndësinë që e ka ky projekt dhe ky kanal ujor në veçanti për të gjithë tregtinë e kontinentit të Evropës në përgjithësi, atëherë mund të vijmë në përfundim se nëpërmjet këtij projekti Serbia do të vendosej në qendër të një prej rrugëve më të rrëndësishme të tregtisë evropiane dhe ky pozicion do ti siguronte asaj një peshë dhe ndikim të madh strategjik dhe gjeopolitik jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe në të gjithë Evropën dhe edhe më gjërë.
Projekti për ndërtimin e kanalit ujor Danub-Selanik në të vërtetë në esencën e tij synon fuqizimin ekonomik të Ballkanit, fuqizim ky i cili pastaj do të sillte edhe fuqizimin politik të këtij rajoni dhe qëllimi final i këtij projekti në thelbin e tij synon ngritjen e një aksi gjeostrategjik sllavo-grek. Ky aks apo kjo aleancë e re e cila do të krijohej do të ngrihej në statusin e një Fuqie të Madhe nëse do të lejohej që ti zotërojnë pikat gjeografike të cilat ato i kanë në synimet e tyre dhe nëse një projekt i tillë do të lejohej që të realizohet në praktikë nga Fuqitë e Mëdha.
Në konkurrencën midis aktorëve global gjeopolitik për të ushtruar ndikim dhe kontroll, rajoni i Gadishullit Ballkanik paraqet një hapësirë me peshë dhe rëndësi të madhe gjeopolitike. Pozita gjeografike të cilën e ka Gadishulli i Ballkanit e bën që ky rajon të ketë një pozicion kyç, nëpër të cilin kalojnë rrugë, korridore dhe projekte të mëdha, të rëndësishme dhe me peshë të madhe strategjike dhe gjeopolitike për të cilët shprehin interesimin e tyre edhe aktorë shumë të rrëndësishëm të gjeopolitikës globale siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Turqia etj.
Edhe projekti i ndërtimit të kanalit ujor që synon të lidh lumin Danub me Detin Egje paraqet një projekt të madh dhe të rrëndësishëm i cili ka peshë dhe rrëndësi gjeopolitike dhe për të cilin gjithmonë që kur ky projekt u hartua për herë të parë në fillim të shekullit të XX –të e deri më sot ka tërhekur edhe vëmendjen dhe interesimin e aktorëve të rrëndësishëm të gjeopolitikës globale si të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës, Turqisë dhe të shteteve të Ballkanit dhe më gjërë edhe të shteteve të Evropës.
Kanali i cili synon që të lidh lumin Danub me Detin Egje nëse do të arrihej që të ndërtohet do të paraqiste një kanal me rëndësi dhe peshë të madhe strategjike dhe gjeopolitike jo vetëm për Ballkanin dhe Evropën por edhe më tej, për shkak se ky kanal në thelbin e tij do të paraqiste një korridor ujor me rrëndësi strategjike dhe gjeopolitike i cili do të mundësonte daljen e shpejtë nga Gadishulli i Ballkanit në Detin Egje nëpërmjet luginave të cilat gjenden në këtë rajon të kontinentit të Evropës.
