Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë demografike të thellë. Numri i lindjeve po bie, ndërsa ai i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh. Nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë
Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë demografike të thellë, për të cilën ekspertët po japin alarmin.Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, tregojnë se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend kanë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa ai i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh.
Por më komplekse bëhet situata duke analizuar të dhënat për martesat, ku numri ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të 2024-ës.
Sipas projeksioneve të Entit të Statistikave, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë. Kjo shifër sipas ekspertëve, kërcënon tërësisht të ardhmen e vendit dhe për këtë sipas tyre duhen marrë urgjentisht masa, pasi Maqedonia e Veriut po boshatiset.
Realizimi i hipotezave të miratuara mbi fertilitetin, mortalitetin dhe migrimet, por edhe e ashtuquajtura inercioni demografik që kushtëzohet nga strukturat e moshës së trashëgueshme, do të përcaktonte gjithashtu trendet e ardhshme të komponentëve të lëvizjes së popullsisë, respektivisht dinamikën e numrit të lindjeve të gjalla, numrin e vdekjeve dhe vëllimin e bilancit të migracionit në dekadat e ardhshme.
