Kandidati për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, të mërkurën në mbrëmje zhvilloi një takim miqësor me preshevarët që jetojnë në Çair, ku e pranishme ishte edhe Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Gjatë takimit u theksua roli i rëndësishëm që preshevarët kanë në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Çairit, si komunitet aktiv dhe i lidhur ngushtë me vendlindjen e tyre. Mexhiti vlerësoi kontributin e tyre për zhvillimin e përbashkët dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare e ndjenjës së solidaritetit.
“Atmosfera ishte e ngrohtë dhe mbi të gjitha e ndërtuar mbi respekt dhe mirëkuptim. Takime të tilla e forcojnë ndërlidhjen mes nesh dhe dëshmojnë se përtej çdo distance qëndron e pandryshueshme përkatësia jonë kombëtare”, theksoi Mexhiti.
Ai falënderoi për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë të bashkatdhetarëve preshevarë, duke nënvizuar se bashkimi dhe mirëkuptimi mes shqiptarëve mbetet themeli i çdo suksesi të përbashkët.
