Në deklaratën e tij, Trump u ndal veçanërisht te situata e ushtrisë ruse në terren, duke thënë se Rusia “ka ngecur në baltë” dhe se presidenti rus Vladimir Putin “duhej ta kishte fituar luftën brenda një jave”, nëse tanket ruse nuk do të ishin përballur me vështirësi të tilla.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dolën këtë të premte përpara mediave përpara një takimi dypalësh ku pritet të diskutohen ndihmat ushtarake dhe zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë.
Në deklaratën e tij, Trump u ndal veçanërisht te situata e ushtrisë ruse në terren, duke thënë se Rusia “ka ngecur në baltë” dhe se presidenti rus Vladimir Putin “duhej ta kishte fituar luftën brenda një jave”, nëse tanket ruse nuk do të ishin përballur me vështirësi të tilla.
“Është edhe çështje fati në luftë,” shtoi Trump, duke nënvizuar se zhvillimet nuk kanë shkuar sipas pritshmërive fillestare të Moskës.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është i gatshëm të ulet dhe të bëjë lëshime, nëse në këtë mënyrë do t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
I pyetur nga një gazetar, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, Zelensky tha se një armëpushim është i domosdoshëm.
“Para së gjithash, mendoj se duhet të ulemi dhe të flasim. Pika e dytë, na duhet një armëpushim. Edhe tani që shihni në Lindjen e Mesme, është shumë e vështirë të mbahet një armëpushim. “Bilateral, trepalësh: nuk ka rëndësi. Vetëm paqe. Kjo është e rëndësishme”,-u shpreh Zelensky.
Presidenti amerikan shtoi se garancia dypalëshe të sigurisë me SHBA-në është dokumenti më i rëndësishëm sepse SHBA-ja është shumë e fortë.
