• E shtunë, 2 Maj, 2026

Momenti kur ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi hyn në burg dhe letra që shkroi para se të izolohej në qeli

EA
Tetor21/ 2025

I kapur dorë për dore me partneren e tij, ish-modelen Carla Bruni, Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia e tij pak pas orës 10 të mëngjesit për t’u drejtuar për në burg, nën brohoritjet e turmës që e priste.

Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit dhe të dashurit e tij përpara se të hipte në makinën e tij dhe të nisej për në burgun La Santé, ku do vuajë 5 vite izolim sipas verdiktit dhe mediat zbuluan momentet kur ai shkon në burg.

Pak më parë, tre djemtë e tij, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise.

Brenda rreth gjysmë ore nga largimi nga shtëpia e tij në arondismentin e 16-të, Nicolas Sarkozy sapo kishte mbërritur në burgun La Santé për ditën e parë të paraburgimit të tij.

Ndërkohë, në deklaratat e bëra nga njëri prej avokatëve të Nicolas Sarkozy përpara burgut Santé, pak minuta pas burgosjes së ish-Presidentit, ai njoftoi se “kërkesa për lirim është paraqitur tashmë”.

Letra e Sarkozisë para burgosjes: Skandal gjyqësor, ndiej trishtim të thellë për Francën! I përgatitur për të kaluar muret e burgut La Satne, Nicolas Sarkozy shprehu mendimet e tij për popullin francez në një letër që e “ngarkoi” në llogarinë e tij X të martën në mëngjes. Ish-presidenti francez denoncon një “skandal gjyqësor” dhe një “proces vuajtjesh” që, siç thotë ai, ka vazhduar “për më shumë se dhjetë vjet”. “Prandaj është një rast financimi i paligjshëm pa asnjë financim!” shkroi ai, duke shtuar se hetimi “u nis në bazë të një dokumenti, falsiteti i të cilit tani është vërtetuar”. Sarkozy thekson se ai “nuk po kërkon asnjë avantazh, asnjë favor” dhe deklaron se nuk po ankohet: “Zëri im dëgjohet.”

Spread the love