• E martë, 21 Prill, 2026

Liburn Aliu pritet të emërohet drejtor në Portin e Durrësit

EA
Tetor27/ 2025

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu përflitet se do të emërohet drejtor i Portit të Durrësit. Lajmi po qarkullon në media, po ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ndërkohë, Kreshnik Bajraktari që aktualisht drejton Portin e Durrësit pritet t’i besohet drejtimi i DPSHTRR.

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga qeveria e Albin Kurtit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

Spread the love