Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Pacolli është kallëzues, por gjithashtu dhe i kallëzuar nga Valon Ademi, i cili është pronar i kompanisë ‘2A Group’, gjithashtu aksionere në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.Aktualisht, Behgjet Pacolli po merret në pyetje nga prokurori Ndini Tavani. Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij ‘Mabco Construction.
Biznesmeni Behgjet Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi janë paraqitur sot (31 tetor) në ambientet e Prokurorisë se Tiranës. Hetimi ka të bëjë me çështjen e Aeroportit të Vlorës, në lidhje me kuotat takuese dhe dyshimet për shpërdorim të pozitës së tij në këtë projekt.
Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit
Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”, është i përfshirë në hetime që po shqyrtohen nga prokuroria lidhur me mundësinë e ndikimeve të paligjshme dhe procedurave të dyshimta që mund të kenë ndikuar në ndarjen e aksioneve të këtij aeroporti.
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Pacolli është kallëzues, por gjithashtu dhe i kallëzuar nga Valon Ademi, i cili është pronar i kompanisë ‘2A Group’, gjithashtu aksionere në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Aktualisht, Behgjet Pacolli po merret në pyetje nga prokurori Ndini Tavani. Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij ‘Mabco Construction.
Gjithashtu, në bazë të vendimit që publikoi gazeta ‘TemA’, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
