• E mërkurë, 3 Qershor, 2026

Donald Trump: Irani dëshiron marrëveshje

EA
Qershor01/ 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është i interesuar të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të ishte në interes të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Trump u shpreh se Teherani “dëshiron vërtet të arrijë një marrëveshje” dhe se ajo do të jetë “një marrëveshje e mirë për SHBA-në dhe për ata që qëndrojnë në krahun tonë”.

Megjithatë, ai kritikoi kundërshtarët politikë, duke akuzuar demokratët dhe disa republikanë që, sipas tij, po e vështirësojnë procesin e negociatave me deklaratat e tyre publike.

“Demokratët dhe disa republikanë që duken jo patriotë nuk e kuptojnë se është shumë më e vështirë për mua të bëj punën siç duhet dhe të negocioj, kur oportunistët politikë komentojnë vazhdimisht në mënyrë negative, duke thënë se duhet të veproj më shpejt ose më ngadalë, të shkoj në luftë ose të mos shkoj në luftë”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan u bëri thirrje kritikëve të tij të qëndrojnë të qetë dhe të mos ndërhyjnë në procesin diplomatik.

“Thjesht rrini rehat dhe relaksohuni. Në fund gjithçka do të shkojë mirë, gjithmonë kështu ndodh”, përfundoi ai.

Spread the love