Dita e tretë e Panarit të parë të librit shqip ‘’Shkupi 2026’’ kulmoi me ndarjen e pesë çmimeve kryesore dhe dy çmimeve speciale me të cilët u lauruan personalitete të shquara shqiptare në fushën përkthimit, studimit të letërsisë dhe krijimi letrar, shkruan gazeta “Koha”.
Juria në përbërje: kryetar akademik, Ali Aliu, studiuesi dhe kritiku, Behar Gjoka dhe shkrimatarja, Arta Marku vendosën që çmimi për “Prozën më të Mirë” t’i ndahet Namik Dokles, romansier nga Tirana, çmimi për “Poezinë më të Mirë” iu nda shkrimtarit të njohur ng Maqdonia e Veriut, Resul Shabanit, çmimi për “Përkthimin më të Mirë” i’u nda shkrimtares dhe përkthyeses, Ana Kove nga Tirana, çmimi për “Studimin më të Mirë ” i’u nda Kujtim Shalës, shkrimtar dhe studies nga Kosova, ndërsa çmimi për “Librin më të Mirë për Fëmijë” i’u nda Rovena Rrozhanit.
Në kuadër të ceremonisë u ndanë edhe Çmimi i Karrierës për Abdullah Zenelin dhe Çmimi Special pas vdekjes për Lindita Ahmetin, duke nderuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në letërsinë, kulturën dhe mendimin shqiptar.
Ndarja e çmimeve përvec akademik Ali Aliut dhe Behar Gjokës, u bë edhe nga ana e kryetarit të Këshillit komunal të komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, nga botuesi i njohur nga Tirana dhe bashkëorganizatori i panairit, Fatmir Toçi dhe nga ana e ministrit të Ekologjisë, Muhamed Hoxha.
Në fund aktori i famshëm shqiptar, Xhevat Limani, recitoi vargje nga poezitë e Naim Frashërit, ku njëri nga vargjet e këtij shkrimtari ishte dhe motoja e këtij panairi: “Gjuha jonë sa mirë..’’
Ndryshe gjatë ditë së tretë të panairit, vëmendje mori promovimi i librit ‘’Jeta ime me Jakovin’’, të autores, Dhurata Xoxa, gruas së shkrimtarit të ndjerë, Jakoc Xoxa. Për librin folën akademik, Ali Aliu, studiuesi Behar Gjoka, shkrimtaraja Majlinda Nana Rama dhe i biri i Jakov Xoxës, Agron Xoxa.
Po ashtu me interes u ndjek edhe provimi i librit të studiuesit të njohur nga Shkupi, Qerim Lita, ‘’ E vërteta për ngjarjet e Bit Pazarit (1992)
Vizitorët patën mundësinë të ndjekin promovimet e veprave edhe të romansierit e skenaristit, Bashkim Hoxhës, tregimet e autorit të njohur shqiptar Ylljet Aliçkës, diskutimet mbi krijimtarinë e poetes dhe studiueses Majlinda Nana Rama, si dhe promovimin e veprave të Rexhep Hotit.
Ky panair u organizuar nga ana e Komunës së Çairit dhe Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana me drejtor, Fatmir Toçin.
