• E premte, 11 Shtator, 2026

PARTNERITETI TURQI-RUSI SFIDON PERËNDIMIN

EA
Shtator07/ 2026

Një arsye e fortë e cila u jep të drejtë aleatëve perëndimor të Turqisë dhe në veçanti Bashkimit Evropian që të shqetësohet dhe të reagojë kundër thellimit të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Rusisë, është se ritja dhe forcimi i këtij bashkëpunimi bilateral midis këtyre dy shteteve ndodh në periudhën deri sa po zhvillohet pushtimi rus i Ukrainës dhe në periudhën kur Moska është nën sanksione të ashpra të perëndimit në përgjithësi dhe të Bashkimit Evropian në veçanti

Nga Gzim Rushiti, PhD kandidat

Marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Rusisë po bëhen gjithmonë e më të mira dhe bashkëpunimi bilateral midis tyre po bëhet gjithmonë e më i thelluar në më tepër fusha. Marrëdhëniet turko-ruse gjatë kohës sa Turqia ndodhet nën drejtimin e Presidentit të saj Rexhep Tajip Erdogan janë përmirësuar dhe thelluar në më tepër segmente duke përfshirë këtu sidomos bashkëpunimin dypalësh politik, diplomatik, ekonomik, por edhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe të ngushtë midis këtyre dy shteteve në fushën e energjetikës dhe të sigurisë.

   Zyrtarë të lartë shtetërorë të Turqisë në kontinuitet për një periudhë të gjatë kohore kanë deklaruar dhe e kanë mbrojtur qëndrimin se ruajtja e marrëdhënieve të mira ndërmjet Turqisë dhe Rusisë dhe forcimi i vazhdueshëm i tyre është shumë i rrëndësishme për të dyja këto shtete, por jo vetëm për këto por edhe për shtete dhe rajone të tjera të Evropës dhe Azisë.   

   Ankaraja sipas deklarimeve dhe qëndrimeve të zartarëve të lartë shtetëror dhe politik të Turqisë po planfikon që në të arrdhmen të thellojë dhe forcojë edhe më tepër bashkëpunimin bilateral me Moskën si në aspektin diplomatik, politik, ekonomik, tregtar dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimi midis Turqisë dhe Rusisë pritet që të thellohet në të arrdhmen në fushën e energjetikës.

   Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan pas takimit kokë me kokë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin të cilin e realizoi në Kirgistan gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, njoftoi se Turqia synon që në të arrdhmen të thellojë dhe forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e saj bërthamor me Rusinë dhe kështu të ndërtojë edhe centrale të tjera bërthamore pas përfundimit të projektit gjigant të Akkuyu-t.

   Punimet për ndërtimin e cantralit bëthamor të Akuuyut, i cili ndërtohet nga kompania shtetërore ruse Rosatom në bregdetin mesdhetar të Turqisë tanimë ndodhen në fazën përfundimtare të mbylljes së tyre. Vënia në funksion të plotë e centralit bërthamor të Akuuyut pritet që të plotësoj rreth 10% të nevoja energjetike të Turqisw, por Presidenti i Turqisë Erdogan paralajmëroi se Turqia dhe Rusia mund të ndërrmarin sëbashku hapa për ndërtimin edhe të centraleve të tjera bërthamore në Turqi në të arrdhmen.

   Edhe pse Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan duke folur për gazetarët në bordin e aviacionit presidencial gjatë kthimit nga Samiti i Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ka deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në të arrdhmen në këtë organizatë “nuk nënkupton kurrë t’i kthejë shpinën Perëndimit”, thellimi i bashkëpunimit midis Ankarasë dhe Moskës në fushën e ekonomisë, tregtisë, politikës, diplomacisë, sigurisë dhe energjetikës krijon edhe implikime gjeopolitike, pasi që Turqia është anëtare e NATO –s dhe poashtu paraqet një shtet me peshë dhe rrëndësi të veçantë gjeopolitike. Presidentët e të dy shteteteve i kanë cilësuar marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve të tyre si shumë të mira. Sipas Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë tani janë në nivel më të avancuar se asnjëherë më parë, ndërsa sipas Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Turqia për Rusinë paraqet një nga partnerët e privilegjuar.

   Thellimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Rusisë dhe mbajtja e lidhjeve të ngushta midis këtyre dy shteteve në më tepër segmente, siç janë bashkëpunimi ekonomik, diplomatik dhe vendosja e theksit tek thellimi i bashkëpunimit bilateral midis tyre në fushën e energjisë mund të krijojë shqetësim tek aleatët perëndimor të Turqisë edhe atë konkretisht tek Bashkimi Evropian. Një arsye e fortë e cila u jep të drejtë aleatëve perëndimor të Turqisë dhe në veçanti Bashkimit Evropian që të shqetësohet dhe të reagojë kundër thellimit të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Rusisë, është se ritja dhe forcimi i këtij bashkëpunimi bilateral midis këtyre dy shteteve ndodh në periudhën deri sa po zhvillohet pushtimi rus i Ukrainës dhe në periudhën kur Moska është nën sanksione të ashpra të perëndimit në përgjithësi dhe të Bashkimit Evropian në veçanti.

   Bashkëpunimi i ngushtë i Turqisë me Rusinë në vitet e kaluara deri sa zgjat lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dhe vazhdimi i politikës së Turqisë për të mos u bashkuar me masat kufizuese të vendosura nga e gjithë bota perëndimore kundër Rusisë, ka qenë shkak dhe arsye e cila ka shkaktuar shqetësim të thellë dhe ka nxitur rreagimet e përfaqësuesve të ndryshëm të Bashkimi Evropian në vitet e shkuara.

   Nëse i marrim për bazë rreagimet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në vitet e kaluara në lidhje me bashkëpunimin midis Turqisë dhe Rusisë në fushën e ekonomisë, tregtisë, politikës, diplomacisë dhe energjisë si dhe qëndrimet e tyre për mos bashkangjitjen e politikës së Ankarasë zyrtare me masat kufizuese të vendosura nga e gjithë bota perëndimore kundër Kremlinit për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë, atëherë mund të pritet që paralajmërimet e bëra nga ana e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kirgistan se në të arrdhmen bashkëpunimi në fushën e energjetikës midis Ankarasë dhe Moskës mund të thellohet, të shkaktojnë dhe të hasin në rreagime dhe qëndrime kundërshtuese në Bruksel dhe në qendrat e tjera të vendosjes dhe të politikbërjes së botës perëndimore.  

Spread the love