• E hënë, 2 Nëntor, 2026

BABAI nga FlorianZeller

EA
Nëntor02/ 2026

Shfaqja “Babai” e dramaturgut francez Florian Zeller, me regji të Ivan Popovskit, solli në skenën e Teatrit Shqiptar një interpretim të fuqishëm aktorial, me Bajrush Mjakun në rolin kryesor. Për Mjakun, kjo shfaqje pati një peshë të veçantë, pasi erdhi si përmbyllje e një rrugëtimi artistik prej më shumë se pesë dekadash

Në një prononcim për Portalb.mk, Mjaku tregoi se tekstin e Zellerit e kishte përzgjedhur shumë vite më parë, menjëherë pasi e kishte lexuar dhe ishte tërhequr nga kompleksiteti i personazhit kryesor.

“Këtë tekst e kam përzgjedhur vetë që para shtatë vitesh. Që në leximin e parë më bëri për vete personazhi dhe vendosa që me këtë rol ta rrumbullakoja karrierën time. Do të doja ta kisha realizuar në vitin 2023, kur shënova 50-vjetorin e karrierës, por nuk kishim përkrahjen e nevojshme financiare nga Ministria e Kulturës. Shuma e ndarë ishte qesharake. Nuk mbulonte as skenografinë, e lëre më angazhimin e një regjisori dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që kërkon një produksion i këtij niveli”, u shpreh ai.

Megjithatë, projekti nuk u la në sirtar. Një rol të rëndësishëm në realizimin e tij pati regjisori Ivan Popovski, i cili, sipas Mjakut, pranoi të punonte pa honorar për ta bërë të mundur shfaqjen.

“Bëhet fjalë për një regjisor me një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, i cili në Rusi konsiderohet ndër emrat më të rëndësishëm të regjisë. Qëllimi im ishte ta përmbyllja këtë projekt, të cilin e kisha nisur shumë kohë më parë. Për mua ishte një vendim shumë i rëndësishëm në karrierë, edhe për shkak të personazhit që interpretoj dhe sfidës së madhe që ai mbart. Arritëm ta çonim publikun drejt një kulminacioni dhe ta bënim pjesë të asaj që po ndodhte në skenë. Ky është një nga kënaqësitë më të mëdha që mund të ketë një aktor”, u shpreh ai.

Personat

ANDRÉ, burrë tetëdhjetë vjeç

ANNE, e bija e André-së

BURRI

GRUAJA

LAURA

PIERRE[1]


Kasti i plotë i aktorëve dhe rolet e tyre:

• Bajrush Mjaku në rolin e kryesor të Andres (Babait) – Një plak intelektual dhe krenar që po përballet me humbjen e ngadalshme por të pamëshirshme të kujtesës dhe identitetit të tij nga sëmundja e Alzheimerit.

• Amernis Nokshiqi në rolin e Anës (Vajzës së Andres) – Vajza e devotshme e cila gjendet në udhëkryqin e vështirë mes kujdesit ndaj babait të sëmurë dhe rindërtimit të jetës së saj personale.

• Fisnik Zeqiri në rolin e Pjerit (Dhëndrit) – Bashkëshorti apo partneri i Anës, i cili shfaq padurim dhe krijon tensione të forta psikologjike në shtëpi.

• Sabina Memishi-Asllanaj në rolin e Lorës (Kujdestares së re) – Vajza e re dhe simpatike që punësohet për t’u kujdesur për Andren dhe që atij i kujton vajzën e tij të ndjerë, Elenën.

• Flakron Aliu dhe Melika Kastrati në rolet e Burrit dhe Gruas së Panjohur – Personazhet që ndryshojnë vendet gjatë skenave pa asnjë shpjegim logjik, duke luajtur “versionet alternative” të Anës dhe Pjerit, gjë që rrit iluzionin e çorientimit brenda mendjes së Andres.

Ekipi i prapaskenës që realizoi shfaqjen:

• Skenografia: Enes Deari (i cili realizoi zhveshjen graduale të mobiljeve në skenë).

• Muzika: Oliver Josifovski – Oli (përgjegjës për ndërprerjet dramatike dhe atmosferën e errët).

• Kostumografia: Izet Curri, Vesa Xhelili dhe And Halimi.

Përktheu nga frëngjishtja: E. Basha

Origjinali: FlorianZeller: Le Père, La Mère, Le Fils

Folio / Théâtre, ÉditionsGallimard, 2021

  1.  

Kur njeriu i vogël kërkon, me ankth, vend për të jetuar në një qytet të panjohur, papritmas gjendet i privuar nga mbrojtja që ngre dija kundër kthetrave të magjisë[….] Ai i shikon më pak shtëpitë sesa shtëpitë e shikojnë atë.

TENNESEE WILLIAMS

ANNE: Pastaj? Çfarë ndodhi ?

ANDRÉ : Asgjë.

ANNE: Baba.

ANDRÉ : Urdhëro?

ANNE: Tregomë.

ANDRÉ : Të thashë. Nuk ndodhi gjë.

ANNE: Nuk ndodhi gjë ?

ANDRÉ : Asgjë pra. Je ti që zbarkon tek unë sikur të kishte ndodhur diçka… Por nuk ka ndodhur.  Asgjë fare.

ANNE: Asgjë nuk ka ndodhur ?

ANDRÉ : Asgjë.

ANNE: Ajo iku me vaj.

ANDRÉ : Kush ?

ANNE: Nuk bën të sillesh në atë mënyrë.

ANDRÉ : Por jam në shtëpinë time. Unë nuk e njoh atë grua. Nuk kërkova asgjë prej saj.

ANNE: Ajo erdh të të ndihojë.

ANDRÉ : Të më ndihmojë për çka ? Nuk kam nevojë. Nuk kam nevojë për askënd.

ANNE: Më tha se e ke trajtuar si “kurvë e vogël”.

ANDRÉ :Unë?

ANNE: Po.

ANDRÉ : Ndoshta. Kam harruar.

ANNE: Ishte e përlotur, si duket e ke…

ANDRÉ : Unë?

ANNE: Po. Me shufrën e perdeve.

ANDRÉ : Me shufrën e perdeve? Jo, Ana me shufren e perdeve jo!

ANNE: Kështu më tha. Më tha se e kishe kërcënuar. Fizikisht.

ANDRÉ : Ajo grua është e çmendur, Ana. Me shufrën e perdeve jo, ajo nuk di çka flet. Fizikisht? Me atë… Jo, më mirë le të ikë, besomë. Është jashtë vetes. Më mirë le të ikë. Besomë. Aq më tepër që…

ANNE: Që çka?

ANDRÉ : Si? Dëgjo… Nëse do t’i dish të gjitha, dyshoj se…

ANNE: Se?

ANDRÉ : Se…

ANNE: Çka se?

ANDRÉ : Nuk doja të të tregoja, por dyshoj se…

ANNE: Se çka, baba?

ANDRÉ : Se më vjedh.

ANNE: Izabela? Jo, ore. Çka flet kështu?

ANDRÉ : Kur po të them. Ma ka vjedhur orën.

ANNE: Orën?

ANDRÉ : Po.

ANNE: Nuk mendon se e ke harruar diku?

ANDRÉ : Jo, jo, jo. Dyshova në fillim. Pastaj ia ngrita një grackë. E lashë orën diku, diku ku dukej mirë, për të parë nëse do ta shtrinte dorën.

ANNE: Ku? Ku e pate lënë?

ANDRÉ : Diku. Nuk më kujtohet. Por ajo që e di, është se nuk gjendet më. Nuk gjendet. Ja, prova: nuk mund ta gjej më. Ma ka vjedhur ajo vajza. E di unë.Mbase e kam trajtuar si…siç thua ti. Është e mundur. Ndoshta jam nervozuar. Por Ana, me shufrën e perdeve, jo moj…

ANNE: Nuk di ç’të bëj më.

ANDRÉ :Për çka?

ANNE: Duhet të bisedojmë, baba.

ANDRÉ : E çfarë po bëjmë tash?

ANNE: Desha të them, seriozisht. Është personi i tretë që e…

ANDRÉ : Por ja ku po ta them se nuk kam nevojë për të! As për të as për asnjë tjetër. Unë kujdesem shumë mirë për veten! 

ANNE: Mezi e gjeta, e di. Nuk është dhe aq e lehtë. M’u duk e mirë, vërtet. Kishte vlera. Ajo… E tash, nuk do më të punojë këtu.

ANDRÉ : Por, në fund të fundit, e dëgjove çka të thashë? Ajo vajzë ma vodhi orën! Orën time, Ana! Me vite e mbaja atë orë. Është sentimentale. Nuk dua të jetoj me një hajneshë.  

ANNE: E kërkove në dollapin e kuzhinës?

ANDRÉ : Si?

ANNE: Në dollapin e kuzhinës. Pas mikrovalës. Aty i ruan ti gjërat me vlerë.

ANDRÉ : Nga e di ti?

ANNE: Si?

ANDRÉ : Nga e di?

ANNE: E di, kaq. E ke shikuar mos e ke aty orën?

ANDRÉ :Si?

ANNE: Baba, duhet ta kuptosh një herë e mirë se nuk mund të vij çdo ditë. Është…

ANDRÉ : Kush ta kërkoi këtë?

ANNE: Situata. Nuk mund të të lë vetëm.

ANDRÉ : Çka po flet kështu? Është fyese kjo,

ANNE: Jo baba, nuk është fyese. Duhet ta pranosh faktin se ti ke nevojë për dikë. Mjafton të tëndihmojë për blerjet. Pa marrë parasysh… Të tjerat. Nuk mund të merrem unë me këto gjëra.

ANDRÉ : Ke rrëmuar në dollapin tim?

ANNE: Çka?

ANDRÉ : Ana. Tregomë drejt. Ke rrëmuar në dollapin tim.

ANNE: Jo, baba.

ANDRÉ : Atëherë nga e di se… se unë kohë pas kohe lë gjëra me vlerë aty. Menjë fjalë. Nga e di ti?

ANNE: Nuk më kujtohet. Do ta kem hapur rastësisht. Ku po shkon? Nuk kam prekur gjë, baba. Dëgjove? Baba? Nuk kam prekur gjë.  Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Kështu është e pamundur… Pse nuk e kupton këtë? E gjete?

ANDRÉ : Çka?

ANNE: Orën tënde.

ANDRÉ : Ah! Po.

ANNE: E sheh që nuk e ka marrë Izabela?

ANDRÉ : Sepse e kisha fshehur. Me kohë. Ndryshe, tash që flas me ty, nuk do ta dija sa është ora. Ora është 5, nëse të intereson. Mua më intereson. Më fal që ekzistoj. Kam nevojë ta di gjatë ditës se ku jemi saktësisht. E kam gjithë kohën këtë orë, ti e di. Po ta humbja nuk do ta merrja veten fare.

ANNE: I ke marrë barnat?

ANDRÉ : Po, Por pse ti… Më shikon vazhdimisht sikur gjërat nuk ecin mirë. Çdo gjë rrjedh mirë, Ana. Bota ecën përpara. Ti ke qenë gjithmonë kështu. E brengosur. Je si jot ëmë. Jot ëmë ishte e tillë.  Gjithnjë me droje. Kërkonte arsye për të pasur frikë.  Po nuk funksionon kështu bota.  Mos do të më thuash se ka edhe do farë hije që na rrethojnë. Jot motër, vetë, ka qenë gjithnjë e më shumë… gjithnjë e më pak… Ajo nuk e ka këtë aspekt brengosës ndaj botës. Asnjëherë nuk më ka hypur përmbi kokë. Fundja, ku është ajo?

ANNE:Sidoqoftë, do të zhvendosem, baba.

ANDRÉ :Do të zhvendosesh?

ANNE: Do të jetoj diku tjetër.

ANDRÉ : Po. Pse jo. Është mirë.

ANNE: Do të largohem nga Parisi.

ANDRÉ : Ashtu? Pse?

ANNE: Të tregova një herë. Të kujtohet?

ANDRÉ : Prandaj kërkon që kjo infermiere të jetojë tek unë? Padyshim, kjo është arsyeja. Minjtë e braktisin anijen.

ANNE:Nuk do të jem më këtu, baba. Kuptoje njëherë.

ANDRÉ : Do të largohesh? Desha t’them pse?

ANNE: Kam takuar dikë.

ANDRÉ : Ti?

ANNE: Po.

ANDRÉ : Po, një burrë?

ANNE: Po.

ANDRÉ : Ashtu?

ANNE:E thua sikur të ishte e pamundur.

ANDRÉ : Jo, vetëm se… Pas atij… Si quhej ai?

ANNE: Antuan.

ANDRÉ : Ja pra, pas Antuanit, dhe me se merret ky i riu?

ANNE: Jeton në Londër. Atje do tëshkoj të jetoj.

ANDRÉ : Ti? Në Londër? S’ke pse e bën këtë. Ana? Fundja, hapi sytë, Ana… Gjithë vitin bie shi, në Londër! E njoh unë?

ANNE: Po, e ke takuar.

ANDRÉ : Je e sigurt?

ANNE: Po, baba. Disa herë.

ANDRÉ : Ah? Nëse e kuptova mirë, po më braktis. Apo jo? Po më lë vetëm, fare…

ANNE: Baba…

ANDRÉ : Çdo të bëhet me mua? Pse nuk vjen ai të jetojë në Paris?

ANNE: Punon atje.

ANDRÉ: Edhe ti punon.

ANNE: Po, por unë mund të punoj nga shtëpia. Nuk kam nevojë të jem në Paris…

ANDRÉ : E shoh.

ANNE: E di, është e rëndësishme për mua. Ndryshe, nuk do të largohesha.  Unë… Vërtet e dua. Do të vij shpesh të të vizitoj. Fundjavave. Por nuk mund të të lë vetëm këtu.  Nuk ka mundësi. Nëse e refuzon ndihmën e një gruaje të re, do të detyrohem të…  

ANDRÉ : Të çka?

ANNE: Duhet ta kuptosh, baba.

ANDRÉ : Do të detyrohesh për çka? Ana… Çka do të detyrohesh?

2.

ANDRÉ : Duhet ta gjej numrin e atij avokatit. Dhe duhet ta thërras. Po. Nuk i kam jetuar gjithëkëta vite për të më konsideruar si një… Ashtu. Jo. Duhet t’i bëj një telefonatë atij… Po. Avokatit. Dhe pikërisht, vajza ime… Vajza ime…

BURRI: Çdo gjë në rregull?

ANDRÉ : Urdhëro?

BURRI: Çdo gjë në rregull?

ANDRÉ : Çfarë kërkoni këtu.

BURRI: Urdhëro?

ANDRÉ : Çfarë kërkoni në apartamentin tim?

BURRI: Andre, jam unë… Pjeri.

ANDRÉ : Si?

BURRI: Nuk më njohët? Jam unë, Pjeri.

ANDRÉ : Kush? Çfarë doni këtu?

BURRI: Unë këtu banoj.

ANDRÉ : Ju?

BURRI: Po.

ANDRÉ : Ju banoni këtu?

BURRI: Po.

ANDRÉ : Ju banoni tek unë? Ja, kjo është ajo më e mira. Çka është kjo punë kështu?

BURRI: Po e thërrasAnën. Vajzën tuaj…

ANDRÉ : Po, faleminderit. Ende e di se kush është Ana! E njihni? Jeni nga të njohurit e saj? Ju pyeta. E njihni Anën?

BURRI: Jam burri i saj.

ANDRÉ : Ashtu?

BURRI: Po.

ANDRÉ : Burri i saj. Por, qëkur… kështu?

BURRI: Edhe pak bëhen dhjetë vjet.

ANDRÉ : Ah po! Sigurisht. Po, po. Padyshim. Tash e dhjetë vjet? Ah po po, Pier. Unë mendova se jeni ndarë?

BURRI: Kush? Unë dhe Ana?

ANDRÉ : Po. Apo jo?

BURRI: Jo.

ANDRÉ : Jeni i sigurt. Fundja, desha të them… Jeni i sigurt?

BURRI: Po, Andre.

ANDRÉ : Po kjo puna e Anglisë? Nuk do të shkonte ajo në Londër për të…? Jo?

BURRI: Alo? E dashur. Po, jam unë. Më thuaj, je gati të mbarosh punë? Jo, asnjë problem. Por yt atë nuk është dhe aq mirë. Mendoj se do t’i vinte mirë të të shihte. Po. Shumë mirë. Dakord, të presim. Mirupafshim së shpejti. Po. Mos u vono shumë. Jo, jo. Të përqafoj. Së shpejti do të jetë këtu. Ka shkuar të bëjë disa blerje. Do të kthehet menjëherë.

ANDRÉ : Ajo më tha se do të shkonte të jetonte në Londër.

BURRI: Në Londër?

ANDRÉ : Po.

BURRI: Po për çka do të shkonte në Londër?

ANDRÉ: Kishte njohur një anglez.

BURRI: Ana?

ANDRÉ : Po.

BURRI: Nuk besoj, Andre.

ANDRÉ : Ma tha ajo vetë një ditë, nuk jam i marrë unë! Më tha se do të shpërngulej. Për të jetuar me të. Unë bile i thashë se kjo është marrëzi, sepse në Londër bie shi gjithë vitin. Ju nuk e dinit këtë?

BURRI: Jo.

ANDRÉ : Ah!

BURRI: Çka?

ANDRÉ : Bëra gabim? Bëra gabim.

BURRI: Jo, jo, mos u brengosni. Nuk më ka thënë gjë ajo, por jam i sigurt se do të më tregojë.

ANDRÉ : As për anglezin nuk dinit gjë?

BURRI: Jo.

ANDRÉ : Ah! Ah! Ah! Hajde, mos u mërzit. Sidoqë të jetë, një ditë a një tjetër më në fund të gjithë do të udhëtojnë diku. Po ua them se i di gjërat.

BURRI: Doni të pini ndonjë gjë derisa të vijë ajo? Një gotë ujë. Një lëng pemësh?

ANDRÉ : Jo, por dua të them… çfarë desha të them? Ah! Po, ashtu, m’u kujtua.

BURRI: Çka?

ANDRÉ :Bëhet fjalë për atë vajzën…

BURRI: Cilën vajzë?

ANDRÉ : Atë pra, infermieren…

BURRI: Lora?

ANDRÉ : Ia harrova emrin. Ajo vajza që jot shoqe insiston të më vejë nënkthetrat e saj. Një infermiere.Di gjë ti për këtë punë? Thuajse nuk mund të kujdesem unë për veten time… Ajo thotë se kam nevojë për ndihmën e saj… Derisa unë kujdesem shumë mirë për vete. Qoftë edhe nëse duhet të udhëtoj jashtë shtetit. Nuk e kuptoj pse insiston…. Shikomë njëherë. Jo, jo, shikomë mirë njëherë…

BURRI: Pjer.

ANDRÉ : Po, Pjer. Shikomë mirë. Unë mund të kujdesem për vete. Apo jo? Nuk jam krejtësisht i… Si? Pajtohesh? Nuk jam si një… A s’është e vërtetë? Pajtohesh? Shiko, unë ende i përdor krahët, e sheh? Këmbët. Duart e mia. Me një fjalë, të gjitha funksionojnë për mrekulli. Pajtohesh? Je dakord, gjithsesi. Por ajo? Nuk e di nga i vjen ky obsesion? Një obsesion i marrë. Dhe qesharak. Qesharak. Në fakt ajo nuk ka ditur asnjëherë të vlerësojë një situatë. Asnjëherë. Ja ku qëndron problemi. Gjithnjë ka qenë e tillë. Qëkur ishte e vogël.Nuk është fare e kthjellët. Jo dhe aq… Pajtohesh? Jo shumë inteligjente. E ka nga e ëma.

BURRI: Mendoj se ajo përpiqet të bëjë më të mirën për ju, Andre.

ANDRÉ: “Më të mirën”, “më të mirën”… Nuk i kam kërkuar asgjë. Jo, nuk e di çka po kurdis kundër meje. Por, po kurdis. Kurdis, e di unë. Dyshoj se përpiqet të më çojë në një shtëpi për…Po, po. Për…  Kam shenja unë. Këtë e ka në kokë ajo. Por t’i shtrojmë njëherë gjërat si duhet: unë nuk do të largohem nga apartamenti im! Nuk do të largohem! 

BURRI: Nuk është apartamenti juaj, Andre.

ANDRÉ: Urdhëro?

BURRI: Nuk është apartamenti juaj, Andre. Nuk ju kujtohet që keni ardhur këtu, dua të them: keni ardhur në shtëpi në pritjetë…

ANDRÉ: Çka?

BURRI: Duke pritur të gjeni një kujdestare. Sepse u fjalosët me atë tjetrën… Me Izabelën.

ANDRÉ: Ashtu?

BURRI: Po. Ju kujtohet? Prandaj erdhët nëkëtë shtëpi. Duke pritur.

ANDRÉ: Po ju, Antuan?

BURRI: Pjer.

ANDRÉ: Po.  Pra, përpiqeni të më thoni se këtu jam te ju?

BURRI : Po.

ANDRÉ: Çka s’dëgjon njeriu.

GRUAJA : Ja, nxitova sa munda. Çdo gjë mirë këtu? Çka po ndodh?

BURRI : Asgjë e veçantë. Yt atë duket pak i humbur. Më duket se donte të… Apo jo? Donte të të shihte.

GRUAJA: S’është mirë? Je mirë baba? Baba?

ANDRÉ : Unë…

GRUAJA: Po?

ANDRÉ : Ç’është kjo punë kështu?

GRUAJA :Ç’do të thuash?

ANDRÉ : Ku është Ana?

GRUAJA : Urdhëro?

ANDRÉ : Ana. Ku është?

GRUAJA : Por, ja ku jam baba. Këtu jam. Zbrita të blej për të ngrënë. Tash u ktheva. Këtu jam dhe çdo gjë është në rregull.

ANDRÉ : Dhe, çka ke blerë?

GRUAJA: Një pulë. Të pëlqen? Ke uri?

ANDRÉ: Pse jo?

BURRI : M’i jep. Po shkoj t’i përgatis.

GRUAJA : Faleminderit. Më telefonoi Pjeri. Më tha se nuk ishe mirë.

ANDRÉ : Unë jam shumë mirë. Vetëm se… Ka diçka që nuk e marr vesh… Me një fjalë, në gjithë këtë histori.

GRUAJA : Çka?

ANDRÉ : Është e vështirë të shpjegohet. E vështirë. Nuk do ta kuptosh.

GRUAJA : Po, ore.

ANDRÉ : Jo, moj!

GRUAJA : Dukesh i brengosur.

ANDRÉ : Unë?

GRUAJA : Po. Dukesh i brengosur. Çdo gjë në rregull? Është mirë çdo gjë?

ANDRÉ : Çdo gjë mirë. Vetëm se…

GRUAJA : Vetëm çka?

ANDRÉ : Ja se, isha ulur aty. Isha fare i qetë në sallon, kërkoja një numër telefoni, dhe papritur erdhi burri yt dhe… .

GRUAJA : Çka?

ANDRÉ : Burri yt.

GRUAJA: Cili burr?

ANDRE: Cka? Po burri yt jo i imi.

GRUAJA: Antuani?

ANDREU: Burri yt!

GRUAJA : Baba, unë nuk jam e martuar.

ANDRÉ : Urdhëro?

GRUAJA : Ka pesë vjet që jam shkurorëzuar. E ke harruar?

ANDRÉ : Si? Po atëherë kush është ai?

GRUAJA : Kush?

ANDRÉ : E bën me qëllim apo çka është kjo punë? E kam fjalën për… atë. Atë që iku me pulën.

GRUAJA : Me pulën. Çka po flet, baba.

ANDRÉ : Tash, para një minute. Ishte dikush që e mori në dorë pulën? Pulën pra! Ti kishe një pulë në dorë, para një minute. NJË PULË!

GRUAJA : Për çfarë pule flet, baba.

ANDRÉ : Ti po më brengos, Ana.

GRUAJA : Unë?

ANDRÉ : Po. Më beso, më brengos. Nuk të kujtohet? Asaj nuk i kujtohet. Ke probleme me kujtesën? Duhet të konsultohesh, shoqe. Po të flas për diçka që ka ndodhur para dy minutave, saktësisht. Me orë në dorë. Saktësisht para dy minutave. Po. Me orë në dorë. Një pulë për darkë. Që e kishe blerë ti.

GRUAJA : Më duket se gabohesh, baba. Nuk është askush në kuzhinë.

ANDRÉ : Sidoqoftë, kjo është vërtet e jashtëzakonshme! Ishte aty, para dy minutave. 

GRUAJA : Kush? Baba…

ANDRÉ : U zhduk.

PIERR: Ma jep ta pergadis une!

ANA: Te faleminderit!

ANDRE: Si duket po fshihet.

GRUAJA : Burri me pulën?

ANDRÉ : Burri yt. Pse qesh? Pse qesh?

GRUAJA : Kot. Më fal.

ANDRÉ : Ju po më çmendni me historitë tuaja.

GRUAJA: Po.

ANDRÉ : Ka diçka që nuk eshte ne rregull! Ka diçka që nuk eshte ne rregull!

GRUAJA: Eja ulu pranë meje. Eja… Hajde, mos u brengos. Çdo gjë do të jetë në rregull. Po pra. Mos u brengos. I ke marrë barnat?

ANDRÉ : Çlidhje kanë ato?

GRUAJA: Do t’i marrim barnat. Ato të mbrëmjes. Pastaj do të jesh më mirë.

ANDRÉ : Ka një kohë që po ndodh kjo. Po ndodhin gjëra të çuditshme rreth nesh. Ishte ai burri që pretendonte se nuk jam në shtëpinë time këtu. Një burrë me fytyrë vërtet antipatike. Pak a shumë si burri yt.  Edhe më keq. Në apartamentin tim, e merr ti me mend këtë? Më thoshte se unë jam në shtëpinë time. Apo jo? Ana… Jam në shtëpinë time? Apo jo? Më thuaj, Ana, është apartamenti im ky?

3

ANNE: Jo, po e pres nga çasti në çast. E di.  Shpresoj që kësaj here do të kalojë mirë. Po. Nuk mund ta marrësh me mend se sa është e vështirë… herë-herë. Një ditë nuk më njohu.. E di. E di. Fatmirësisht, je këtu, ti. Po. Po. Jo, nuk kam zgjidhje tjetër. Po bie zilja. Ajo duhet të jetë. Po. Unë… Po të lë.  Dakord. Të përqafoj. Edhe unë. Edhe unë. Mirëdita.

LAURA: Mirëdita. Mos jam vonuar?

ANNE: Jo, jo. Aspak. Hyni. Hyni.

LAURA: Faleminderit.

ANNE: Ju prisja. Faleminderit që erdhët sot.

LAURA: S’ka gjë.

ANNE: Im atë është në dhomën e vet. Po shkoj ta thërras. Doni të pini ndonjë gjë?

LAURA: Jo, faleminderit.

ANNE: Pra, siç ju pata thënë… Është pak i mërzitur me idenë se…

LAURA: Është normale.

ANNE: Po. Dhe kjo shkakton tek ai diçka që… Fundja, më duket se është pak i zemëruar me mua. Po ua them këtë për t’ju paralajmëruar se mund të ketë reagime… të papritura.

LAURA: Deri tash jetonte i vetëm?

ANNE: Po. Në një apartament jo larg nga këtu. Ishte praktike. Unë vija ta shihja gati çdo ditë.  Por me kohë na u deshtë gjejmë një organizim tjetër. Nuk ishte më e mundur.

LAURA: E kuptoj.

ANNE: U ndërruan disa kujdestare. E kishte të vështirë të pajtohej me to. Ka një karakter të vetin… E gjithë kjo ishte aq e çuditshme. Po. Mjaft e çuditshme. Prandaj e solla këtu, në shtëpi. Më dukej më mirë për të. Por vetëm nuk ia dal dot. Është e rëndë për mua. Dhe më duhet të punoj. Duhet… Prandaj desha të më ndihmonte dikush.

ANDRÉ: Ra zilja?

ANNE: Ah! Pikërisht… Baba. Po të prezantoj Lorën.

LAURA: Mirëdita zotëri.

ANDRÉ: Mirëdita zonjushë.

LAURA: Mirëdita.

ANDRÉ: Qenkeni mahnitëse.

LAURA: Faleminderit.

ANDRÉ: Por unë… Njihemi ne? Njihemi, apo jo?

LAURA: Jo, nuk besoj.

ANDRÉ: Jeni e sigurt?

LAURA: Besoj, po.

ANDRÉ: Se ç’më thotë diçka fytyra juaj.

LAURA: Ashtu?

ANDRÉ: Po. Apo jo? Kam përshtypjen se tashmë ju kam takuar.

LAURA: Ndoshta. Nuk e di.

ANNE: Baba, Lora ka ardhur të na takojë për ta parë pak se si jeton dhe për ta menduar se si mund të të ndihmonte…

ANDRÉ: E di, e dashur. E di mirë. Ma ke thënë tashmë njëqind herë. Flet kot ime bijë. E dini ç’do të thotë kjo… Me moshë… Doni të pini diçka?

LAURA: Jo faleminderit, sa i sjellshëm jeni.

ANDRÉ: Jeni e sigurt? Një aperitiv të vogël? Mbase është koha e aperitivit, apo jo? Sa është ora? Ora tash është… Ku e kam… atë… por… Vetëm pak, do të kthehem. Do të kthehem.

ANNE: Po shkon ta marrë orën.

LAURA: Ah!

ANNE: Është burrë shumë i përpiktë. Edhe nëse është me pizhame në mes të pasdites.

LAURA: Ndoshta ka bërë gjumin e pas drekës.

ANNE: Gjithsesi. Po.

LAURA: Është sharmant, sidoqoftë.

ANNE: Po. Jo gjithmonë. Por, në shumicën e kohës, po, është sharmant. Gjithsesi, ka karakter.

ANDRÉ: Është ajo që thashë, koha e aperitivit. Kam dy orë. Gjithnjë kam pasur dy. Një në dorën time dhe një në kokë. Gjithnjë ka qenë kështu. Do të pini diçka zonjushë?

ANNE: Baba…

ANDRÉ: Çka? Do t’i ofroj patjetër diçka të ftuarës sonë, patjetër, apo jo? Çfarë doni?

LAURA: Çfarë merrni ju, vetë?

ANDRÉ: Një uiski të vogël.

LAURA: Atëherë njësoj.

ANDRÉ: Shumë mirë. Dy uiski, atëherë. Dy! Ana, nuk të ofroj ty. Ajo nuk pi alkool. Fare.

ANDRÉ: Fare. As një pikë. Prandaj ka një qëndrim shumë…

ANNE: Shumë?

ANDRÉ: Esëll. Edhe e ëma ishte si ajo. E ëma ishte gruaja më… esëll që kisha njohur ndonjëherë. Derisa motra e saj e vogël… ishte diçka tjetër.

LAURA: Keni dy vajza?

ANDRÉ: Eh, po. Edhe pse nuk kam më lajme nga tjetra. Eliza. Megjithatë, ajo më pëlqente më shumë. Ke lajme për të, ti? Nuk e kuptoj pse nuk na lajmërohet, fare? Fare. Një vajzë e shkëlqyer. Piktore. Artiste. Ja dhe pija juaj.

LAURA: Faleminderit.

ANDRÉ: Gëzuar. Do të jepja ç’do gjë që kam për një gotë uiski. Po ju?

LAURA: E dini, unë nuk jam dhe aq e…

ANDRÉ: Po me çka merreni ju në jetë?  

LAURA: Epo, ja… kujdesem për… për të tjerët.

ANDRÉ: Për të tjerët?

LAURA: Po. Jam për ata që kanë nevojë.

ANDRÉ: Si njëra nga ato vajzat që përpiqeshe me çdo kusht të m’i imponoje? Do të jetë punë e vështirë, apo jo? Të kalosh gjithë ditën me ca.. Apo jo? Unë nuk do ta përballoja.

LAURA: Po ju ç’keni bërë në jetë?

ANDRÉ: Kërcimtar.

LAURA: Ashtu?

ANDRÉ: Po.

ANNE: Baba…

ANDRÉ: Çka?

ANNE: Ke qenë inxhinier.

ANDRÉ:  Ku di gjë ti? Klaketist.

LAURA: O zot!

ANDRÉ: Sikur ju habiti kjo?

LAURA: Po, pak.

ANDRÉ: E përse? Nuk e merrni me mend një kërcimtar tip-tapi?

LAURA: Po. Vetëm se… gjithnjë i kam adhuruar kërcimtarët e tip-tapit.

ANDRÉ: Do t’jua demonstroj një ditë.

ANDRÉ: Ashtu, e di. E di se po ma kujtoni. E di ti që ajo ma kujton.

ANNE: Cilën?

ANDRÉ:  Elizën. Po, ashtu është. Elizën, kur kishte moshën e saj.

LAURA: Eliza?

ANDRÉ:  Vajza tjetër e imja. Më e vogla. Një engjëllushe.

ANDRÉ: Po, po. Ka diçka. Ka diçka. Po.

LAURA: Ah!

ANDRÉ:  Po, kjo mënyra e papërballueshme e qeshjes së marroçit. Ju zura tamam aty? Është njësoj i veçantë i humorit. E kuptoni, situata është e thjeshtë. Unë jetoj në këtë apartament… tash e një kohë të gjatë. Jam i lidhur fortë me të. E kam blerë para më shumë se tridhjetë vjetësh. Mund ta merrni me mend? Ju as që kishit lindur. Është një apartament i madh. Shumë i këndshëm. Shumë i madh. Dhe këtu kam qenë tepër i lumtur. Me një fjalë. Ky i intereson shumë sime bijë.

ANNE: Çka flet kështu?

ANDRÉ: Po e shpjegoj situatën. Ime bijë kujton se unë nuk mund të gjendem vetëm. Prandaj vendoset tek unë. Gjoja për të më ndihmuar. Me atë burrë që e ka takuar para pak kohësh dhe i cili ka një ndikim shumë të keq ndaj saj.

ANNE: Çfarë po flet kështu, baba?

ANDRÉ: Dhe ajo tash kërkon të më bindë se tashmë nuk mund të kujdesem për vete. Periudha e ardhshme do të jetë përpjekja për të më shpjerë kushedi ku… Fundja, po, e di, patjetër, e di se ku. E di. Padyshim, për ta marrë apartamentin tim.

ANNE: Baba…

ANDRÉ: Por kjo nuk do të kalojë kështu. Nuk kam ndërmend të shkoj menjëherë. Kështu, jo. Madje llogaris t’ju gropos. Të dyjave. Pikërisht. T’ju gropos të dyjave. Mirë. Juve, nuk jam i sigurt… Por time bijë, po. E konsideroj ç’ështje nderi. Jam unë që do të trashëgoj prej saj. Dhe jo e kundërta. Ditën e varrimit të saj do të mbaj një fjalim të vogël për tua rikujtuar se deri në ç’pikë ishte manipuluese dhe pa zemër.

ANNE: Më vjen shumë keq, zonjushë.

ANDRÉ: Përse? Zonjusha e kupton shumë mirë. Je ti ajo që nuk e kupton. Tash e sa muaj përpiqem t’ia shpjegoj se unë mund të kujdesem për vete. Por ajo nuk do të dëgjojë.  Refuzon. Atëherë, meqë jeni këtu, e që puna juaj nënkupton pikërisht “t’u ndihmohet të tjerëve”, ndoshta mund të më ndihmoni duke ia shpjeguar qartë gjërat: unë nuk kam nevojë për ndihmë, nga askush, dhe nuk do të largohem nga ky apartament. Unë dua vetëm të më lënë të qetë.Nëse keni mirësinë t’ia shpjegoni këtë, do t’jua di shumë për nder. Ja, kaq. Me kaq, kisha kënaqësinë, po ju lë.

LAURA: Kur thatë se ai kishte “karakter”, nuk ishte vetëm një shprehje.

ANNE: Jo… Më vjen keq.

LAURA: Mos u shqetësoni. Është normale që reagon kështu.

ANNE: Jo, më vjen shumë keq.

LAURA: Gjithçka do të shkojë shumë mirë. Jam e sigurt. Mos u brengosni. Gjithçka do të shkojë shumë mirë.

ANNE: Besoni?

4.

ANNE: Jo, kaloi mirë. Besoj. Ajo tha se do të vinte që nesër.

PIERRE: Në shtëpi?

ANNE: Po.

PIERRE: Edhe më mirë.

ANNE: Po. Për ditën e parë të adaptimit. Pata aq shumë frikë se nuk do të kalonte mirë. Por më në fund, jo. Ai ishte plot sharm.

PIERRE: Çka?

ANNE: Po. Ajo dukej e butë. Kompetente. E joshi me një hije nuri…

PIERRE: Ashtu?

ANNE: Po. Ta kishe parë… I tha se kishte qenë kërcimtar i tip-tapit.

PIERRE:  Jo…

ANNE: Po, po. Ajo ia krisi gazit. Por pa u tallur. Kishte diçka mirëdashëse.  Kjo më lehtësoi. Sikur të mundte… Sikur të shkonin mirë mes veti, të dy… I tha se i ngjante Elizës.  

PIERRE: Ashtu? Por, çfarë moshe ka?

ANNE: Nuk e di. Tridhjetë vjeç. Diçka kështu.

PIERRE: E bukur?

ANNE: Pse? Të intereson?

PIERRE: Çka ke?

ANNE: Unë?

PIERRE: Po. Ke një dukje të çuditshme. Nëse ka shkuar mirë është para së gjithash një lajm i mirë, apo jo?

ANNE: Po, po.

PIERRE: Atëherë? Çfarë ke? Më thuaj.

ANNE: Është tamam…

PIERRE: Çka?

ANNE: Pak më parë… Kur nuk më njohu… Kur zbrita të blej darkën. Kjo më… Nuk e di. Më bëri diçka.

PIERRE: E kuptoj.

ANNE: Më duket aq e rëndë. 

PIERRE: Lëre! Eja në krahët e mi.

ANNE: E vërejta në shikimin e tij. Nuk më njohu. Aspak. Isha një e huaj për të.

PIERRE: Duhet të mësohemi.

ANNE: Nuk ia dal dot.

PIERRE: Mua më duket se ia del shumë mirë.

ANNE: Gabohesh. Herë-herë, kam përshtypjen se nuk do t’ia dal kurrë. Dhe ai s’pushon të flasë për Elizën. Nuk di se çka mund t’i them lidhur me te. Jam e humbur.

PIERRE: Lëre tash, lirohu…

ANNE: Mbrëmë pata një makth të tmerrshëm. Isha aq e lodhur, aq e rraskapitur sa nuk me zinte gjumi. Atëherë u ngrita dhe shkova ne dhomen e tij. Te dhoma e babait. Flinte. Ngjante me një fëmije. E kishte gojën e hapur. Ishte i qetë. Aq i qetë. Dhe nuk e di se ç’më ndodhi, një lloj shpërthimi i urrejtjes ndaj ia vura duart në qafë. Ngadalë. Mund t’i ndjeja rrahjet e zemrës në duart e mia. Ishin si flutura të vogla. Dhe pastaj i shtrëngova. Duart e mia. I shtrëngova fort. Ai nuk i hapi sytë. Dhe nuk e mbylli gojën. Ishte thjesht njëmoment i keq për ta kapërcyer. Nuk zgjati as një minutë, as aq. Por ishte çuditërisht i butë e i palëvizshëm… Kur e ndala shtrëngimin, kur i largova duart, e ndjeva se nuk merrte më frymë, se kishte mbaruar më në fund. Fluturat sikur ishin larguar. Po. Ai buzëqeshte lehtë. Ishte i vdekur. Ishte i vdekur, por kisha përshtypjen sikur me thoshte “faleminderit”. E fute pulën në furrë?

PIERRE: Po. Do të jetë gati pas dhjetë minutave. Ke uri?

ANNE: Jo. O baba! Do të ulemi në tavolinë për dhjetë minuta, ke uri?

ANDRÉ: Paskemi mysafir?

ANNE: Jo pse?

ANDRÉ: Kot, kot…

ANNE: Edhe si e kalove diten?

PIERRE: Patëm mbledhje. Jemi duke pritur përgjigjen e Simonit. Gjithnjë shkon më gjatë se çka parashihet. Shpresoj ta nënshkruajmë para mbarimit të muajit. Po ti?

ANNE: Unë, të thashë, ishte Lora.

ANDRÉ: Kush?

ANNE: Lora. Gruaja e re që ishte tek ne pak më parë.

ANDRÉ: Ah! po.

ANNE: Pastaj, unë mbeta këtu.

PIERRE: Nuk punove?

ANNE: Jo. Isha me babanë.

ANDRÉ: E ka parë kush orën time? Nuk e gjej dot.

ANNE: Përsëri?

ANDRÉ: Ka kohë që e kërkoj.

ANNE: Do ta kesh vënë në dollapin tënd. Në vendin tënd të fshehtë…

ANDRÉ: Për çka po flet Ana? Nuk e kuptoj vërtet çka po flet? Çfarë dollapi? A? Nuk ka asnjë dollap. Nuk e kuptoj ku e ke fjalën. A nuk mund të ishe më diskrete?

ANNE: Ke shkuar të shohësh në dollapin tënd?

ANDRÉ: Pikërisht, nga andej erdha. Nuk është atje. Do ta kem humbur diku. Ose ma kanë vjedhur.

ANNE: Jo, baba.

ANDRÉ: Si ashtu “jo baba”? Diku është kjo orë! Nuk ka fluturuar! Pse thua “jo baba”? Pse e thua këtë, mbase ma kanë vjedhur. Orën time.

ANNE: Dëshiron të shkoj ta kërkoj?

ANDRÉ: Po, dua. Nuk të bezdis? Sepse më shqetëson kjo punë.  Më shqetëson. Po i humb gjithë gjërat e mia, pastaj të gjithë shërbehen me to. Nëse vazhdon kështu, së shpejti do të jem krejt lakuriq. Lakuriq. Dhe nuk e di sa është ora tash.

ANNE: Do të kthehem.

ANDRÉ: Hëm, hëm… Ju pengoj?

PIERRE: Urdhëro?

ANDRÉ: Nuk ju pengoj?

PIERRE: Jo.

ANDRÉ: Keni orë?

PIERRE: Po.

ANDRÉ: Dhe, sa është ora tash. Në këtë çast.

PIERRE: Edhe pak, 8.

ANDRÉ: Atëherë duhet të ulemi në tavolinë.

PIERRE: Po. Sapo të jetë gati pula. Edhe dhjetë minuta.

ANDRÉ:Do të hamë pulë sonte?

PIERRE: Po, atë që e bleu Ana pak më herët.

ANDRÉ: Qenka e bukur ora juaj. Është… Është e bukur. Dua të them, e juaja është?

PIERRE: Po.

ANDRÉ: Mund ta shoh?

PIERRE: E, pra? Si duket shkoi mirë?

ANDRÉ: Po, shumë mirë. Çka ashtu?

PIERRE: Ai pra, takimi me… kujdestaren.

ANDRÉ: Ah? Shumë mirë. Shumë mirë.

PIERRE: Si duket, i ngjan Elizës?

ANDRÉ: Ah, ashtu?

PIERRE: Nuk e di, unë. Nuk e kam parë fare.

ANDRÉ: Jo, kaloi mirë. Ana dukej e kënaqur. E kam për te, e dini. Unë për vete nuk kam nevojë… Fundja, e kam më shumë për Anën. A mund ta shoh pak? Orën tuaj…

PIERRE: Keni të drejtë, është e rëndësishme që gjërat të shkojnë mirë. Ajo brengoset për ju, e dini. Mërzitet shumë kur ju fjaloseni me… Më në fund, të shpresojmë se kësaj here do të shkojë mbarë çdo gjë. Apo jo? Të jeni i lumtur me atë grua. T’i bëni një pritje pak më të… ngrohtë.

ANNA: Shumë e paskeni orën e bukur!

PIERRE: Çfarë keni me orën time?

ANDRÉ:  Asgjë. Desha ta verifikoj nëse…  Është e bukur, Është shumë e bukur. E keni blerë?

PIERRE: Urdhëro?

ANDRÉ: Jo, dua të them… Është dhuratë apo e keni blerë?

PIERRE: E kam blerë. Pse?

ANDRÉ: Dhe nuk e keni ruajtur faturën, besoj e keni ruajtur, faturen!

PIERRE: Për çka e keni fjalën?

ANDRÉ: Për orën tuaj.

PIERRE: Kurse unë po ju flas për Anën.

ANDRÉ: E njihni Anën? Unë jam babai i saj. Gëzohem. Ma merr mendja se do të kemi rastin të shihemi sërish. Nëse jeni…  i saj i ri… Fundja, nëse ju zgjat. Unë, nuk e di përse, por nuk u pajtuam kurrë mes veti.

PIERRE: Përse e thoni këtë?

ANDRÉ: Ndryshe me Elizën. Vajzën tjetër. Ajo, ajo është e mrekullueshme. Ajo udhëton. Është piktore. Por do të isha i lumtur nëse do të vinte një ditë të më takonte. Do ta përqafoja, siç vepronim kur ishte e vogël, dhe bile më thërriste “babai im i vogël”, “babai im i vogël”. Kështu më thërriste. Bukur, apo jo, “babai im i vogël”?

PIERRE: Mund t’ju bëj një pyetje?

ANDRÉ: Po.

PIERRE: Por dua të më përgjigjeni sinqerisht. Pa bërë dinakun… Mund ta bëni këtë për mua?

ANDRÉ: Po…

PIERRE: Atëherë, kështu… Edhe sa kohë mendoni t’i shqetësoni njerëzit?

6.

ANNE: Duhet të bisedojmë, baba.

ANDRÉ: Po ia nis mbarë.

ANNE: Pse thua kështu?

ANDRÉ: E dashur, kur dikush të thotë : “Duhet të bisedojmë”, kuptohet se ka diçka të pakëndshme për të të thënë.

ANNE: Jo. Jo patjetër.

ANDRÉ:  Atëherë, çfarë doje të më thoshe?

ANNE: Jo, jo. Asgjë. Fola me Pjerin.

ANDRÉ:Pjerin?

ANNE:Pjerin, baba. Fola me të.

ANDRÉ: Burrin tënd?

ANNE: Baba… Pieri nuk është im shoq. Jam e shkurorëzuar.

ANDRÉ: Duhej ta dija.

ANNE: Jam shkurorëzuar me Antuanin para pesë vitesh. Tash jetoj me Pjerin. Është burri me të cilin jetoj.

ANDRÉ: Nuk e honeps fort këtë tip. Është antipatik.

ANNE: Nuk është një “tip” baba. Është burri që e dua. Unë i fola me te dhe… E di që, në fillim fare, kur erdhe në shtëpi te ne, ishte një zgjidhje e përkohshme. E di? Ishte… në pritje. Sepse ti u fjalose me Izabelën. Por…Si të them.. ndoshta do të ishte më mirë sikur… Je mirë në dhomën tënde? Në atë dhomën atje je mirë? 

ANDRÉ: Po.

ANNE: Po, duket se je mirë aty. Dhe pyes veten nëse nuk do të ishte më e sigurt… Më e këndshme për ty nëse vendosim bashkë të qëndrosh këtu. Dua të them: përfundimisht. Me ne. Me kusht që të jetë dikush të na ndihmojë. Kështu, do të shiheshim çdo ditë. Do të ishte më e lehtë. Çka mendon për këtë? Fola dhe me Pjerin. Ai pajtohet.

ANDRÉ: Unë kujtova se do të shkosh të jetosh në Londër?

ANNE: Jo, baba. Pse nuk pushon më të flasësh për Londrën? Unë do të rri në Paris.

ANDRÉ: Nuk marr vesh asgjë nga historitë e tua.Vazhdimisht ndërron mendje.

ANNE: Por, nuk është shtruar asnjëherë çështja e Londërs, baba.

ANDRÉ: Por, ma the vetë.

ANNE: Jo baba…

ANDRÉ: Më vjen keq, Ana. Ma the vetë atë ditë. Kam përshtypjen se ke probleme me kujtesën. Duhet të konsultohesh me mjekun.

ANNE: Sidoqoftë, nuk do të shkoj në Londër.

ANDRÉ: Aq më mirë. Në Londër bie shi gjithë vitin.

ANNE: Unë do të qëndroj këtu. Edhe Pjeri.

ANDRÉ: Po unë?

ANNE: Edhe ti, baba. Do të rrish këtu.

ANDRÉ: Po motra jote? Ku është?

ANNE: Baba…

ANDRÉ: Çka? Ah, ta dije se sa më mungon…

7.

PIERRE: Është i sëmurë, Ana. Është i sëmurë.

ANNE: Baba, pse rri në këmbë? Eja ulu. Baba, eja ulu….

8.

PIERRE: Dhe, çdo gjë shkoi mirë?

ANNE: Po. Shkoi shumë mirë. Pajtohesh, baba?

ANDRÉ: Për çka?

ANNE: Kaloi mirë, takimi yt me Lorën…

ANDRÉ: Po.

ANNE: E bëre të qeshet.

ANDRÉ: Ashtu?

ANNE: Po. Ju duke sharmant. Ma tha dhe vetë. Kishe vërtet karakterin tënd, por ishe me sharm. Këto fjalë i përdori. Do të vijë nesër në mëngjes. Të fillojë të punojë në shtëpi. Do edhe pak? 

ANDRÉ: Qenka e mirë kjo pulë? Ku e ke blerë?

ANNE: Poshtë.

ANDRÉ: Ah?

ANNE: Pse?

ANDRÉ: Kot. Është e mirë.

ANNE: Pjer?

PIERRE: Jo, faleminderit. Do të rrijë gjithë ditën? Dua të them…

ANNE: Po, deri në orën 6 pasdite.

PIERRE: Po pastaj?

ANNE: Si?

PIERRE: Pas orës gjashtë?

ANNE: Do të jem unë këtu.

PIERRE: Jeni i kënaqur ju?

ANDRÉ: Lidhur me çka, me pulen?

PIERRE: Keni një vajzë që kujdeset për ju. Apo  jo? Jeni me fat.

ANDRÉ: Edhe ju jeni me fat.

PIERRE: Besoni?

ANDRÉ: Çfarë ka?

PIERRE: Ana? Është e lodhur. Ka nevojë për diell.

ANDRÉ: Duhet të kujdeseni për të, miku im. Pse nuk udhëtoni diku?

PIERRE: Pse? Dëshironi t’ju tregoj përse? Ndonjëherë pyes veten se deri në çfarë mase veproni me qëllim.

ANDRÉ: Për çka?

PIERRE: Për asgjë. E kishim paraparë të udhëtonim në Korsikë para dhjetë ditësh.

ANDRÉ: Ah?

PIERRE: Por na u desh ta anulojmë në çastin e fundit. E dini se pse?

ANDRÉ: Jo.

PIERRE: Për shkak se ju u fjalosët me Izabelën.

ANDRÉ: Me Izabelën?

PIERRE: Me gruan që kujdesej për ju. Para Lorës. E keni harruar? Nuk mund të udhëtonim dhe t’ju linim vetëm në Paris. Na u desh t’i anulojmë pushimet dhe t’ju marrim në shtëpi. Dhe tash ju do të qëndroni këtu. Përfundimisht. Me sa e kuptova unë… E harrove. Kjo është e jashtëzakonshme.

ANNE: Pusho.

PIERRE: Si?

ANNE: Më dukesh paksa…

PIERRE: Paksa çka?

ANNE: Sarkastik.

PIERRE: Përkundrazi, Ana. Më duket se jam shumë i duruar.  Shumë i duruar. Besomë.

ANNE: Ç’do të thuash me këtë?

PIERRE: Asgjë.

ANNE: Po pra, ma thuaj. Pse thua se je shumë i duruar.

PIERRE: Mendoj, një tjetër si unë…

ANNE: Po?

PIERRE: Një tjetër do të detyronte të…

ANNE: Çka?

PIERRE: Të ndërmarrësh atë që është e nevojshme.

ANNE: Që do të thotë?

PIERRE: Ti e di shumë mirë.

ANDRÉ: Ku është pula? E hoqe pulën?

ANNE: Po. Deshe edhe pak?

ANDRÉ: Po. Në kuzhinë është?

ANNE: Do të shkoj ta marr.

ANDRÉ: Jo. Lëre, po shkoj unë.

ANNE: Pse flet kështu para tij?

PIERRE: Çka thashë? Sido që të jetë, ai i harron të gjitha.

ANNE: Nuk është arsye kjo.

PIERRE: Dëgjo… E kuptoj shumë mirë atë që ndjen.

ANNE: Jo, nuk e kupton.

PIERRE: Po moj… Ajo që nuk e kuptoj është se… Më në fund, ti bën aq shumë për të. Të respektoj për këtë. Vendose ta sjellësh në shtëpi. Pse jo? Por… Si të them?Sinqerisht mendoj se duhet të gjesh një tjetër zgjidhje… Ai është krejtësisht i përçartur, Ana.

ANNE: Mos fol kështu.

PIERRE: Si dëshironti të të flas? Po ta them të vërtetën. Duhet gjetur një zgjidhje tjetër.

ANNE: Që do të thotë?

PIERRE: Të vendoset në një institucion.

ANNE: Në spital?

PIERRE: Po. Në një institucion të specializuar. Do të jetë më mirë për të.

ANNE: Pse e thua sot këtë? Nesër në mëngjes vjen ajo…

PIERRE: Po. Ke të drejtë. Të shohim. Ndoshta do të shkojë shumë mirë me atë vajzën. Po thua se ajo është e mirë. Por, besomë, një moment… Çfarëdo që të jetë ajo… Ai është i sëmurë, Ana. Është i sëmurë.

ANNE: Baba. Pse rri ashtu në këmbë? Eja ulu. Baba, eja ulu.

9.

PIERRE: Fjeti?

ANNE: Po. Aq e pat.

PIERRE: Çfarë dite.

ANNE: Po.

PIERRE:Mirë je?

ANNE: Më kërkoi t’i këndoj një ninullë. E beson ti? Më kërkoi një këngë. Menjëherë i mbylli sytë dhe fjeti. E kishte gojën e hapur. Ishte i qetë. Aq i qetë.

PIERRE: A dëgjoi diçka nga biseda jonë?

ANNE: Po. E pe dhe vetë. Ishe aty.

PIERRE: Por nuk të tha gjë?

ANNE: Jo. Dukej i pikëlluar. Ngjante me një fëmijë. Të thashë, më kërkoi t’i këndoj një ninullë. M’i mbushi sytë me lot.

PIERRE: E kuptoj.

ANNE: E kujtoja burrin që ishte… Më ngjallte frikën kur isha e vogël. Kishte shumë autoritet. Kurse tash, shih si është, unë ia këndoj ninullën dhe e merr gjumi. Mezi arriji ta besoj. Dhe më duket e trishtueshme. Ka mbetur gjë?

PIERRE: Po. E do një gotë?

ANNE: Të lutem. Ishte aq i çuditshëm sonte.

PIERRE: Ti e di se çka mendoj unë.

ANNE: Po më brengos.

PIERRE:Të flasim për diçka tjetër?

ANNE: Po. Më fal. Qenka e mirë kjo verë.

PIERRE: Po.

ANNE: E mendova atë që the pak më parë. Lidhur me… Kur thoshe se duhet ta shtrojmë në një institucion të specializuar…

PIERRE: Ah?

ANNE: Dhe them se ndoshta ke të drejtë. Ndoshta ke të drejtë, më në fund.

10.

ANDRÉ: A fjeta mirë? A fjeta mirë? A thua e di, unë? Mendoj se po. Ah! E harrova sheqerin. Sheqerin.

NJË ZË FEMRE: Ta sjell unë.

ANDRÉ: I hedh gjithnjë sheqer kafes. Në mëngjes. I edh dy kokrra sheqer kafes sime. Ka dy tipa njerëzish. Ata që i hedhin sheqer kafes dhe të tjerët. Unë i takoj kategorisë së atyre që i hedhin. Do të ma sjellësh sheqerin?

NJË ZË FEMRE: Po, po. Erdha…

ANDRÉ: Sigurisht që jo, nuk kam fjetur mirë. Pata një ankth. Ishte ai njeriu që pretendonte se ishim në shtëpinë e tij. Pretendonte se ishte burri yt apo diçka e tillë. Më kërcënohej. Çka është kjo? Kush e vuri këtë këtu? Ana? Po…Ana? Ke mundur të paktën të marrësh pëlqimin tim para se… Ana?

LAURA: Ja. Ua solla sheqerin.

ANDRÉ: Çka?

LAURA: Po ua hedh dy.

ANDRÉ: Ku është Ana?

ANDRÉ: Çka?

LAURA: Po ua hedh dy.

ANDRÉ: Ku është Ana?

ANDRÉ: Çka?

ANDRÉ: Ku është Ana?

LAURA: Doli.

ANDRÉ: Ashtu. Sa herët?

LAURA: Po.

ANDRÉ: Sa është tash ora?

LAURA:  Do të kthehet më vonë. Nga fundi i ditës. Po shkoj t’ju sjell barnat.

ANDRÉ: Jo. Pritni.

LAURA: Çka? Do të kthehem. Po shkoj vetëm t’i marr barnat.

ANDRÉ: E kam humbur edhe orën. Unë… Të paktën të isha veshur para se të vinte. Nuk mund t’i dal kështu… Me pizhame.  

LAURA: është koha e barnave. Ja. Është mirë të merren tash. Kështu duhet. Dakord? Sot janë tre. Nga të cilat e vogla blu… Ajo që ju pëlqen. Pilula e vogël blu… Një blu e bukur. Nuk ju duket?

ANDRÉ: Mund t’ju bëj një pyetje?

LAURA: Po.

ANDRÉ:Mos jeni motër nderi.

LAURA: Jo.

ANDRÉ: Atëherë pse më drejtoheni sikur të isha një idiot?

LAURA: Unë?

ANDRÉ: Po.

LAURA: Po, nuk ju fola sikur të ishit një… Përkundrazi, unë…

ANDRÉ: “Pilula e vogël blu”. “Pilula e vogël blu”.

LAURA: Më vjen keq. Nuk kam dashur t’ju…

ANDRÉ: Shumë e pakëndshme. Do ta shihni kur të vini në moshën time. Vjen shpejt..

LAURA: Ju kërkoj falje. Nuk do ta përsëris më.

ANDRÉ: “Pilula e vogël blu”. Nuk keni vërejtur gjë?

LAURA: Lidhur me çka?

ANDRÉ: Sipas jush? Te apartamenti?

LAURA: Jo. Çka ka?

ANDRÉ: Ka ndryshuar.

LAURA: Mendoni?

ANDRÉ: Po. Kush e vuri këtë aty?

LAURA: Nuk e di. Ndoshta vajza juaj.

ANDRÉ: Vajza ime… Ana.. As që e kërkojnë më mendimin tim. E dini çfarë po ndodh? Lidhur me apartamentin…

LAURA: Jo.

ANDRÉ: Unë e di. I kam sytë në ballë. Kam dhe veshë për të dëgjuar. I di të gjitha. Lidhur me këtë doja t’ju kërkoja falje nëse kam qenë pak… Herën e fundit që u pamë… Po, ndoshta isha pak… Tepër…

LAURA: Nuk ka problem. Vajza juaj më paralajmëroi. Më pat thënë se e keni karakterin tuaj.

ANDRÉ: Ah?

LAURA: Dhe e dini si ju përgjigja unë?

ANDRÉ: Jo…

LAURA: I thashë “edhe më mirë”.

ANDRÉ: Ah. Jeni e sjellshme. Është për t’u çuditur sa shumë i ngjani Elizës. Vajzës tjetër. Jo Anës, jo. Tjetrës. Asaj që e dua. 

LAURA: Ana më tregoi se çka i kishte ndodhur. Më vjen shumë keq. Nuk e dija.

ANDRÉ: Për çka?

LAURA: Për aksidentin e saj.

ANDRÉ: Çfarë aksidenti?

LAURA: Hë?

ANDRÉ: Për çka po flisni?

LAURA: Asgjë… Merrni tash barnat e pastaj do të shkojmë të vishemi.

ANDRÉ: E shihni?

LAURA: Çka?

ANDRÉ: E shihni? Ja, këtë që sapo e thatë…Më flisni sikur të isha një idiot.

LAURA: Jo pra.

ANDRÉ: Po pra.

LAURA: Jo pra, unë…

ANDRÉ: “E pastaj do të shkojmë të vishemi”… “Pilula e vogël blu…” Se, unë jam shumë inteligjent. Tepër. Ndonjëherë habitem me vetveten. Kam një kujtesë elefanti. Kafshë.

LAURA: Po, po. I harruat hapat.

ANDRÉ: Pse janë këtu, këto?

LAURA: Po shkoj t’ju sjell një tjetër gotë me ujë.

ANDRÉ: Jo, jo, do t’i bëj disi me…

LAURA:  Si?

ANDRÉ: Me kafe.

LAURA: Por do të jetë më lehtë me…

ANDRÉ: Jo, jo. Shikoni. Ja.  Shikoni, ja, hop! Tash i kam në gojë. E patë? E patë? E patë?

LAURA: Po, po. Po… e pashë.

ANDRÉ: Mirë dhe tash, kafja. Kujdes… Hop! Ja, mbaroi puna.

LAURA: Bravo.

ANDRÉ: U mora pak me cirk sa isha i ri.

LAURA: Ashtu?

ANDRÉ: Po. Isha shumë i shkathët. Sidomos me magjinë. Dëshironi t’ju bëj një demonstrim të vogël? Pilulae vogël blu..

LAURA: Tani të shkojmë të vishemi.

ANDRÉ: Oh, jo! Jo tash…

LAURA: Po, po.

ANDRÉ: Oh, jo!

LAURA: Po pra.

ANDRÉ: E çka na duhet kjo? Do t’i veshim patjetër sërish pizhamet sonte, apo jo? Mund të kursenim pak kohë.

LAURA: Vërtet, por nëse rrini me pizhame nuk do të mund të dalim.

ANDRÉ: Ku doni të shkoni?

LAURA: Në park. Është mot i mirë sot.

BURRI: Çdo gjë shkon mirë, Andre?

LAURA: Shumë mirë. Po shkonim të vishemi.

ANDRÉ: Por…

LAURA: Do të vini me mua?

BURRI: Çdo gjë shkon mirë, Andre? Nuk është mirë?

ANDRÉ: Po…po…

BURRI: Desha t’ju flas. Pikërisht.

ANDRÉ: Mua?

BURRI: Po.

LAURA: Gjatë kësaj unë… Po shkojt’ua bëj gati rrobat.

ANDRÉ: Jo, pritni…

LAURA: Do të kthehem.

ANDRÉ: Mos më leni vetëm.

LAURA: A? Por unë jam këtu pranë. Do të kthehem menjëherë.

BURRI: Mund t’ju bëj një pyetje?

ANDRÉ: Po.

BURRI: Por do të doja të më përgjigjeni sinqerisht. Pa bërë dinakun. Mund ta bëni këtë për mua?

ANDRÉ: Po…

BURRI: Atëherë, ja kështu… A planifikoni t’i shqetësoni të tjerët edhe shumë kohë?

ANDRÉ: Unë?

BURRI: Po, ju. Doja t’i dija ndjenjat e juaja. Të paktën për këtë gjë. Jam kureshtar ta mësoj nëse planifikoni të na bezdisni edhe shumë kohë. Dua të them: a do të vazhdoni t’ia helmoni jetën vajzës tuaj? Ose të shpresojmë se do të silleni në mënyrë më të arsyeshme ditëve në vijim?

ANDRÉ: Por… Për çka po flisni ju?

BURRI: Për ju, Andre. Për ju. Për sjelljen tuaj.

ANDRÉ: Por ç’bëni kështu? Unë… nuk ju lejoj.

BURRI: Nuk më lejoni?

ANDRÉ: Jo.

BURRI: E çfarë mund të bëni nëse e përsëris?

ANDRÉ: Unë…

BURRI: Po?

ANDRÉ: Do të keni punë me mua. Fizikisht.

BURRI: E thoni për të më sprovuar? Shikoni edhe unë kam diçka që nuk e lejoj. Atë që i bezdis njerëzit, pas një moshe të caktuar.

ANDRÉ: Pushoni. Më dëgjoni? Pushoni me këtë, menjëherë.

BURRI: Po. Këtë nuk e duroj. Më duket shumë e pakuptimtë. Për moshën tuaj.

ANDRÉ: Mjaft më! Mjaft më!

BURRI: Shumë mirë. Po ndaloj. Shpresoj se kam qenë i qartë. Nëse jo, do të jem i obliguar të…

ANDRÉ: Të çfarë… Çfarë?

BURRI: Çfarë, sipas jush?…

ANDRE: Mjaft, mjaft..

PIERRE: Në regull, po ndaloj. Shpresoj se kam qenë i qartë. Nëse jo, do të jem i obliguar të…

ANNE : Nuk ta gjeta orën baba. Do ta kërkoj përsëri, tash pula është gati. Do të ulemi në tavolinë. Baba, baba, çfarë po ndodh? Çka ka?

PIERRE: Nuk e di.

ANNE: Baba… Baba… Ç’po ndodh me ty? Shikomë. Je mirë? Çka ke?

ANDRÉ: Unë…

ANNE: Çka po ndodh me ty? E ke për shkak të orës? Baba, për këtë e ke? Po do të gjejmë patjetër, të premtoj.Dakord? Të premtoj. Nuk pata kohë ta kërkoj më gjatë. Por do ta gjejmë. Dakord? Shshshttt! Hajde, mos qaj. Do të bëhet mirë… Shshshtt! Do të bëhet mirë. Do të bëhet mirë. Do ta hamë pulën. Ty të pëlqen pula, apo jo? 

ANDRÉ: Por, sa është ora?

ANNE: Ora është 8, koha për të ngrënë.

ANDRÉ: Në mbrëmje?

ANNE: Po baba.

ANDRÉ: Por unë kujtova se ishte mëngjes. Sa jam ngritur. Shikomë, jam ende me pizhame.

ANNE: Jo, jemi në mbrëmje dhe unë të kam përgatitur një pulë, do të hamë. Eja babi im i mirë. Eja babai im.

12.

ANNE: Ka ende?

PIERRE: Po, do një gotë?

ANNE: Të lutem. Ishte aq i çuditshëm sonte?

PIERRE: Ti e di se çka mendoj unë.

ANNE: Po më brengos.

PIERRE: Të flasim për diçka tjetër?

ANNE: Po. Më fal. Qenka e mirë kjo verë.

PIERRE: Po.

ANNE: E mendova sërish atë që më the pak më parë. Lidhur me… Kur thoshe se duhet ta shpiem në një institucion të specializuar.

PIERRE: Ah?

ANNE: Po. Them se ndoshta ke të drejtë. Ndoshta ke të drejtë, më në fund.

PIERRE: Besoj, po.

ANNE: E kisha aq të vështirë sonte ta shikoja të këtillë.

PIERRE: Po.

ANNE: Kam përshtypje se ka frikë prej teje. 

PIERRE: E di. Por nuk e di pse.

ANNE: Edhe unë ta kam frikën.

PIERRE: Hajde, mos fol marrëzira. Mjaft u frikësove. Besomë, është vendim i mirë. Pas kësaj do të jemi më të lehtësuar. Do të udhëtojmë diku. Nuk ke dëshirë të udhëtojmë?

ANNE: Ku?

PIERRE: Nuk e di. Larg. Të dy, bashkë. Të jetojmë… Më beso, nuk ke asnjë arsye të fajësosh veten. Nuk ka kuptim. 

ANNE: Kuptim? Çfarë ka kuptim?

PIERRE: Të jemi të lumtur. Tëjemi bashkë. Të jemi gjallë.

13

ANNE: Je zgjuar tashmë?

ANDRÉ: Nuk kam fjetur.

ANNE: Gjithë natën?

ANDRÉ: Fare. As një minutë.

ANNE: Pse? Nuk je mirë?

ANDRÉ:  E pe ti?

ANNE: Çka?

ANDRÉ: Si ashtu “çka”? Shiko rreth teje. Nuk, ka më asnjë mobilie.

ANNE: E pastaj?

ANDRÉ: Na kanë plaçkitur. 

ANNE: Jo baba.

ANDRÉ: Por, a e sheh se nuk ka më asgjë!

ANNE: Gjithnjë ka qenë kështu, baba. Nuk të pëlqen? Të duket shumë i zbrazët?

ANDRÉ: Është e tmerrshme. Kush e bëri këtë?

ANNE: Unë baba.

ANDRÉ: Pse?

ANNE: Kështu më pëlqen, mua. Mirë. Kam nevojë për një kafe. E do edhe ti?

ANDRÉ: Kishte mobile.  Më kujtohet. Kishte mobilie.

ANNE: Po e ngatërron me shtëpinë tënde, baba. Këtu gjithnjë ka qenë kështu. Mirë. Do të pi një kafe. Dhe pastaj, do të shkojmë të vishemi. Sot ke vizitë. Të kujtohet? Baba, të kujtohet?

ANDRÉ:  E dashur, hiqe atë shprehi të përsëritjeve njëmijë herë të gjërave të njëjta. Flet kot, flet kot, flet kot. Nuk pushon të flasësh kot. Natyrisht se më kujtohet. E si do ta kisha harruar. Ti s’pushon ta përmendësh.

ANNE: Më fal. Doja të isha e sigurt se të kujtohet. Ajo nuk besoj se vonohet. Duhet të vijë për mëngjesin tënd.

ANDRÉ: Kush?

ANNE: Lora?

ANDRE: E pashë në ëndërr.

ANNA: Lorën?

ANDRÉ: Po. Ende e shoh fytyrën e saj. E di se ma kujton vërtet motrën tënde…

ANNE: Po, kështu ma the atë ditë.  

ANDRÉ: Nuk të duket edhe ty?

ANNE: Po, ndoshta. Sidoqoftë, jam e kënaqur nëse të pëlqen. Duket vërtet e sjellshme dhe kompetente. Ajo do të kujdeset mirë për ty. 

ANDRÉ: Po, më pëlqen.

ANNE: Do të vishemi para se të vijë?

ANDRÉ:  Kush?

ANNE: Lora. Infermierja e re. Ajo që të pëlqen ty.

ANDRÉ: Ah! Po, po, po…

ANNE: Do të ishte mirë ta presësh me xhaketë.

ANDRÉ: Dhe me pantallona.

ANNE: Asaj i pëlqeu shumë takimi me ty, Iu duke shumë…

ANDRÉ: Shumë?

ANNE: Nuk më kujtohet më fjala që përdori… Ah! Po. Sharmant. Tha se ishe sharmant.

ANDRÉ: Ashtu?

ANNE: Duhet thënë se i bëre një paraqitje të bukur. 

ANDRÉ: Ashtu?

ANNE: E bëre të besojë se dije të vallëzoje. Se kërceje tip-tap.

ANDRÉ:Unë?

ANNE: Po.

ANDRÉ: Dhe çka tha ajo?

ANNE:Tha se do t’i pëlqente shumë t’i bëje një prezantim. Një ditë. 

ANDRÉ: Për të qeshur. As që e kam ditur se mund të kërceja tip-tap. Ti, e ke ditur.

ANNE: Jo.

ANDRÉ: Kam talente të fshehura unë. 

ANNE: Duhet besuar, po.

ANDRÉ: Tip-tap.

ANNE: Ah!

ANDRÉ:Ajo është?

ANNE:Me siguri.

ANDRÉ: Por… Aq herët? Nuk jam gati. Nuk jam veshur. 

ANNE: S’prish punë. Do të vishesh pastaj.

ANDRÉ: Jo moj. Unë… Duhet t’i vesh pantallonat. Ana. Ana, nuk jam i veshur.

ANNE: Nuk prish punë.

ANDRÉ: Po pra, prish!

ANNE: Do t’i vishesh pastaj. Ajo është te dera.

ANDRÉ: Mos më lë kështu. Nuk jam i veshur. Çfarë do të mendojë ajo për mua? Duhet të vishem. Ku i kam rrobat?

ANNE: Baba. Pse i komplikon gjërat vazhdimisht? Do të vishesh pastaj. Nuk ke asnjë arsye për t’u brengosur.

ANDRÉ: Por, do të më vije turp… Shiko, jam me pizhame. Duhet t’i vesh pantallonat.

ANNE: Mirdita.

GRUAJA: Mirdita. Mos jam vonë?

ANNE: Jo, jo. Aspak. Hyni. Hyni.

GRUAJA: Faleminderit.

ANDRÉ: Po… Kush është kjo?

ANNE: Ju prisnim. Faleminderit që erdhët kaq herët.

GRUAJA: Mirdita Andre.

ANDRÉ: Por… Ana, nuk është ajo?

ANNE: Baba. Doni të pini ndonjë gjë. Një kafe?

GRUAJA: Jo, faleminderit.

ANNE: Keni ngrënë mëngjes?

ANDRÉ: Nuk është ajo që e desha. Ku është ajo që e desha?

ANNE: Por baba… çka flet kështu? Thuaj mirëdita Lorës.

ANDRÉ: Ka diçka që nuk shkon.

GRUAJA: Ju kujtohem? Ne u takuam atë ditë. Sa filluam të njihemi…Dhe ju thashë se do të vij prapë… Për të parë si jetoni dhe nëse mund t’ju ndihmoj… Nuk ju kujtohet? Andre? Ju kujtohet? Ju kujtohet?

14

ANNE: Duhet të  bisedojmë, baba. Kam folur me Pjerin.

ANDRÉ: Pjerin?

ANNE: Pjerin, baba. Kam folur me të.

ANDRÉ: Nuk i besoj atij tipi. 

ANNE: Nuk është “tip” ai, baba. Është burri që dua. Me një fjalë. Bisedova me të dhe… E di që, në fillim… Si të them?  Them se mbase do të ishte më mirë sikur të… Çfarë mendon për këtë dhomë. Hë? Është e këndshme?

GRUAJA: Dritarja sheh nga parku.

ANNE: Po. Është shumë e këndshme. Duket sikur jemi në hotel.

GRUAJA: Këtë thonë dhe banorët.

ANNE: Them, mbase e ke më mirë këtu.

ANDRÉ: Ku?

ANNE: Këtu. Do të jetë më e sigurt… Më e këndshme për ty nëse vendosim bashkë të vendosesh këtu. Çka mendon ti?

ANDRÉ: Po ti, çka do të bësh? Ku do të flesh? Në cilën dhomë?

ANNE: Të kujtohet që unë do të shkoj të jetoj në Londër?

ANDRÉ: Jo, moj.

ANNE: Po. Të kujtohet? Ta kam thënë këtë… Të kujtohet? 

ANDRÉ: Më the se do të rrish këtu, me mua…

ANNE: Jo, më duhet të shkoj.  Është me rëndësi. Ta kam shpjeguar, tashmë. Por do të vij të të vizitoj. Ndonjë fundjavë.

ANDRÉ: Po unë?

ANNE: Ti do të rrish këtu. Në Paris.

ANDRÉ: Vetëm? Po jot motër? Ku është ajo?

ANNE: Baba…

ANDRÉ: Çka? Sikur ta dije se sa më ka marrë malli për te.

ANNE: Edhe mua baba më ka marrë malli. Të gjithëve na mungon.

15.

GRUAJA: Mirmëngjesi. Fjetët mirë?

ANDRÉ: Çfarë kërkoj unë këtu?

GRUAJA: Është koha.

ANDRÉ: Nuk ju pyeta sa është ora. Ju pyeta ç’kërkoj këtu?

GRUAJA: Si ashtu?

ANDRÉ: Kush e vuri këtë shtrat këtu? Në mes të sallonit? Ana? Po bëhet vërtet qesharake kjo. Më falni që po ua them, por po bëhet qesharake.

GRUAJA: Mos u nervozoni.

ANDRÉ: Nuk po nervozohem. Vetëm po ju them se nuk vendoset shtrati në mes të sallonit.

GRUAJA: Merrini. Ua solla barnat.

ANDRÉ: A do të më lini një herë të qetë me barnat tuaja! Jeni infermiere apo çka jeni? 

GRUAJA: Po.

ANDRÉ:  Ah! Ju jeni… Ah! Kjo qenka… Ah! Dakord. Ju jeni infermierja…

GRUAJA: Po.

ANDRÉ: Ah! Dakord.  Ashtu dukeni. Dukeni si infermiere. Po çfarë kërkoni këtu?

GRUAJA:Urdhëro?

ANDRÉ: Çfarë kërkoni këtu?

GRUAJA: Po kujdesem për ju.

ANDRÉ: Po kujdeseni për mua?

GRUAJA: Po.

ANDRÉ:  Po prej kurë?

GRUAJA: Prej disa javësh.

ANDRÉ: Prej disa javësh? Më vjen mirë që e mësova. Me duhet patjetër një bisedë e vogël me Anën. Por unë besova se ishte një e re… 

GRUAJA: Një e re?

ANDRÉ: Po. Një infermiere e re. Ajo që i ngjante Elizës. 

GRUAJA: Mirë. Do t’i merrni tash barnat?

ANDRÉ: Ajo duhej të fillonte punë në mëngjes.

 GRUAJA: Mendoj se po gaboheni, Andre.

ANDRÉ: Ajo që ma kujtonte Elizën?

GRUAJA: Mirë.

ANDRÉ: Po, mirë, në rregull. Do t’i marrim këto barna. Nuk jemi me nxitim, apo jo? Sa është ora?

GRUAJA: Është koha e barnave.

ANDRÉ: E humba orën. Mos e dini ku është…? E humba orën time… Ana? Ana?

GRUAJA: Nuk është këtu vajza juaj.

ANDRÉ: Ah? Po ku është?

GRUAJA: A nuk ju kujtohet se vajza juaj jeton në Londër?

ANDRÉ: Si? Jo, ajo mendonte të shkonte.

GRUAJA: Ajo banon atje tash e sa muaj.

ANDRÉ: Ime bijë? Në Londër? Në fund të fundit, mendojeni një herë, gjithë vitin bie shi, në Londër.

GRUAJA: Shihni, dje e lexuam bashkë kartolinë që ua dërgoi. Nuk ju kujtohet? Shikojeni. Po ua them çdo ditë. Do të duhej të kujtoheni tashmë. Jeton në Londër sepse ka takuar një burrë, që quhet Pjer, me të cilin bashkëjeton. Por ajo vjen herë pas here t’ju shohë.

ANDRÉ: Ana?

GRUAJA: Po. Vjen ndonjë fundjavë. Vjen këtu. Shëtiteni në park. Ajo ju tregon për jetën e saj, me se merret. Një ditë, ju solli çaj. Sepse e pëlqeni çajin.

ANDRÉ: Unë? E urrej. Unë pi vetëm kafe me dy kokrra sheqer.

GRUAJA: Por ishte çaj shumë i mirë.

BURRI: Miredita si jeni a jeni mire?

GRUAJA: Shumë mirë. Bëhemi gati të vishemi.

BURRI: Dukeni mirë? Duhet te merremi me sport tani… tani, diten e mire.

GRUAJA: Ja.

BURRI: Faleminderit. Ditën e mirë.

GRUAJA: Mirupafshim.

ANDRÉ: Po ky… Kush është?

GRUAJA: Kush?

ANDRÉ: Ky… Që sapo doli.

GRUAJA:Është Olivie.

ANDRÉ:Olivie?

GRUAJA: Po.

ANDRÉ: Jeni e sigurt?

GRUAJA: Po. Pse?

ANDRÉ: Kot… Por… Si të them? Çka bën ai këtu? Dua të them… Tek unë. E njoh gjë?

GRUAJA: Po. ËshtëOlivie. E shihni çdo ditë.

ANDRÉ: Ashtu. Po ju…

GRUAJA: Çka?

ANDRÉ: Kam një boshllëk të vogël këtu…

GRUAJA: Добро утро Андре, време е да станете.

ANDRÉ: Pra ju… Kush jeni ju?

GRUAJA: Unë, jam Martina.

ANDRÉ: Martina. Ashtu. Po, po, po. Martina. Kurse ai është Olivie.

GRUAJA: Po.

ANDRÉ: Po… Po unë?

GRUAJA:Çka ju?

ANDRÉ: Po, unë… Unë kush jam?

GRUAJA: Ju? Ju jeni Andrea.

ANDRÉ:Andrea?

GRUAJA: Po.

ANDRÉ: Jeni e sigurt?

GRUAJA: Po.

ANDRÉ:Andre? Është emër i bukur, Andre… Apo jo?

GRUAJA:Është emër i bukur.

ANDRÉ: Nëna ma ka dhënë. E keni njohur?

GRUAJA: Kë?

ANDRÉ: Nënën time.

GRUAJA: Jo.

ANDRÉ: Ishte aq e… Kishte sy të mëdhenj.

ANDRE: E kam parasysh fytyrën e saj. Shpresoj se të vijë të më takojë kohë pas kohe. Nëna. Apo jo? Më thatë se ndoshta do të vijë ndonjë fundjavë…

GRUAJA: Vajza juaj…

ANDRÉ: Jo, nëna. Unë… E dua nënën time. E dua nënën. E dua… Dua të largohem nga këtu. Le të vijnë të më marrin.

GRUAJA: Hajde. Shshttt…

ANDRÉ: E dua nënën time. Dua të vijë të më marrë. Dua të kthehem në shtëpi.

GRUAJA: Por… Çka keni kështu? Andre… Andre… Çka ju gjet? Ejani. Ejani tek unë. Më thoni, çfarë keni?…

ANDRÉ: Unë…

GRUAJA: Po?

ANDRÉ: Kam përshtypjen se… Kam përshtypjes se i humb gjithë gjethet, një pas një.

GRUAJA:Të gjithë gjethet? Çka po flitni kështu?

ANDRÉ: Por për degët! Dhe për erën… Nuk e kuptoj më çfarë po ndodh. Ju e kuptoni? Çfarë po ndodh? Me gjithë këto histori të apartamenteve, njeriu  mund te çmendet. Nuk e dimë më ku t’i vëmë flokët… Unë e di ku e kam orën. Është në kyçin e dorës sime. Këtë e di. Përndryshe, nuk e di më se në ç’orë duhet të…

GRUAJA: Më parë duhet të vishemi, mirë?

ANDRÉ: Mirë.

GRUAJA: Do të vishemi, pastaj do të shkojmë të shëtisim në park. Mirë?

ANDRÉ: Mirë.

GRUAJA: Ashtu. Me pemët. Me gjethet. Pastaj do të kthehemi këtu të hamë. Pastaj do të bëni gjumin e pasdites. Dhe nëse jeni i disponuar, do të shkojmë edhe për një shëtitje tjetër. Në park. Të dy. Sepse sot bën mot i mirë. Apo jo?

ANDRÉ: Po.

GRUAJA: Dielli nxeh me të madhe. Duhet ta shfrytëzojmë. Nuk është çdo ditë kështu. Nuk zgjat dhe aq shumë kjo, kur bën mot i mirë, si tash, hë? Atëherë, të vishemi?

ANDRÉ: Jo.

GRUAJA: Hajde, mos u bëni fëmijë. Hajde. Mirë? Hajde. Ngadalë.  Ngadalë. Shshshtt. Shshshttt. Do të bëhet mirë. Do të bëhet. Shshshtt… Shshshtt… Shshshtt…

ANDRÉ: E dua nënën time, dua të vij të më marrë, dua të shkoj në shtëpi.

F   u   n   d


[1]Për lehtësim, emrat në dialog dhe didaskali janë shkruar sipas shqiptimit.

Spread the love