• E martë, 21 Prill, 2026

RIKTHEHET ZËRI I SË VËRTETËS!

EA
Korrik17/ 2025

Fakti po rikthehet bashkë me doajenin e gazetarisë në krye, Jo për t’u bërë pjesë e korit, por për t’i treguar publikut edhe një herë se nuk jemi të gjithë njësoj.

Nga Dijana TOSKA

Gazeta FAKTI po na kthehet me të njejtën zemër, me të njejtin ideal, më e fortë, më e lirë, më digjitale se kurrë!

Po vjen në kohën kur zhurma mediatike ka ngulfatur faktet, e klikimet janë shndërruar në lajm, kur tregu është ngopur me lajme të blera dhe opinione të porositura, kur pronar të portaleve janë politikanë e oligarkë ndërsa të ashtuquajturit gazetarë luajnë rolin e zëdhënësve të tyre.

Fakti po rikthehet bashkë me doajenin e gazetarisë në krye, Jo për t’u bërë pjesë e korit, por për t’i treguar publikut edhe një herë se nuk jemi të gjithë njësoj.

Me përkushtim për gazetari cilësore, analizë të thellë ku do të thuhet e vërteta, pa kompromis. Shpresë për gazetari me integritet, ku do të shkruhet për të kuptuar, e jo për të hutuar opinionin, ku do të flitet pa frikë e mbrohet fjala e lirë. Shtëpi ku do të mirëpritet e jepet zë atyre që nuk e kanë, medium që do të jap dritë në vend të mjegullës mediatike me gjithë respektin për lexuesin kudo që ai do të gjendet.

I dashuri koleg,Emin Azemi,

në një kohë kur e vërteta shpesh hesht, rikthimi yt është më shumë se lajm është shpresë për tu kthyer në binarët e saj gazetaria profesionale..

Uroj, që çdo faqe e FAKTIT të mbetet e pastër nga frika dhe e pasur me guxim.

Qoftë kjo hapësirë një strehë për mendimin e lirë dhe për të vërtetën që s’ka nevojë të zbukurohet.

Suksese dhe mirë se erdhe sërish në betejën për fjalën e lirë!

Fakti nuk ka nevojë për shumë fjalë, por nga sot ka nevojë për vëmendjen tuaj!

Me respekt,

Dijana

17.7.2025

Spread the love