Inxhinieri dhe biznesmeni nga Afrika e Jugut, Errol Musk, babai i miliarderit Elon Musk, vizitoi Bosnjën dhe Hercegovinën në mesin e korrikut për të vlerësuar potencialin e saj për krijimin e një instituti kërkimor që do të studionte gravitetin dhe hapësirën.
Vizita erdhi disa muaj pasi ai njoftoi planet për të vendosur institutin në Dubai.
Instituti, thotë ai, do të merret gjithashtu me udhëtimet në hapësirë dhe kohë, si dhe me jetëgjatësinë.
Musk, i cili është 79 vjeç, i tha portalit të Sarajevës klix.ba se, përveç vendndodhjes në Emiratet e Bashkuara Arabe, një mik nga rajoni e këshilloi të merrte në konsideratë Ballkanin si një alternativë.
“Duhet të them se jam i befasuar këndshëm nga ajo që gjeta”, transmeto BBC.
