Rajoni i Ballkanit po goditet nga një valë e re nxehtësie, raporton Anadolu. Rajoni do të jetë nën ndikimin e një kreshte termobarike dhe një mase ajri shumë të ngrohtë nga Afrika veriore dhe veriperëndimore, të cilat do të shkaktojnë mot shumë të nxehtë, parashikojnë meteorologët. Kjo situatë do të vazhdojë për pjesën më të madhe të javës së ardhshme.
Vala e nxehtësisë sjell temperatura të larta, ndonjëherë tropikale, njoftoi sot Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë i Malit të Zi. Në fushën Zeta-Bjelopavliç, temperatura maksimale do të kalojë 40 gradë.
Në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë midis 12 dhe 23 gradë, dhe maksimale midis 34 dhe 40 gradë.
“Sa i përket reshjeve, ato do të jenë brenda mesatares për muajin gusht. Herë pas here presim destabilizim të atmosferës, që do të sillte shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë, ndërsa lokalisht mund të presim edhe fatkeqësi të reja moti në Ballkan, në Maqedoni, si dhe më gjerë në Evropë”, thonë meteorologët.

