Gjatë sistemimit të rregullt të postës dje në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Serbisë, është vënë re një zarf i adresuar Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm Ivica Daçiq.
Kjo u publikua nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, duke deklaruar se gjatë kontrollit të sigurisë së dërgesës në një pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba.
“U vërtetua se dërgesa e lartpërmendur është dorëzuar më 26 gusht 2025, në degën e Postës së Serbisë në Pozharevc. Policia identifikoi dhe gjeti personin që dorëzoi dërgesën, dhe po punohet më tej për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes”, u njoftua nga MPB.

Ata shtojnë se Ministria ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e përcaktuara me ligj për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Serbisë.
