Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të Drejtat e njeriut për vitin 2024 thotë se nuk janë vërejtur ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut.
Dokumenti identifikon disa çështje kryesore, duke përfshirë kufizimet e lirisë së shprehjes dhe medias, dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, rritjen e ngacmimit të gazetareve femra, paditë strategjike kundër punonjësve të medias dhe sfidat ndaj pavarësisë editoriale për shkak të presioneve politike dhe të biznesit.
Raporti thekson se ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e Medias Audiovizuale, të cilat lejojnë fushata reklamuese me interes të lartë publik, të paguara nga Qeveria përmes transmetuesve komercialë, kanë ngritur shqetësime në lidhje me klientelizmin e mundshëm.
Ai gjithashtu thotë se Qeveria ka ndërmarrë hapa të besueshëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, organizimin sindikal dhe bashkëpunimin me UNHCR-në për refugjatët dhe personat pa shtetësi./GazetaFAKTI
Burimi:
https://www.state.gov/reports/2024-country-reports-on-human-rights-practices/north-macedonia
