• E mërkurë, 22 Prill, 2026

Dodik nuk do të shkoj në burg 1 vit, e bleu dënimin

EA
Gusht12/ 2025

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës i lejoi Milorad Dodikut të zëvendësojë dënimin me një vit burg me gjobë, në përputhje me ligjin që e përcakton këtë.

Të martën, më 12 gusht, Gjykata tha se “në përputhje me rregulloret ligjore, u mor një vendim i cili, pas deklaratës së Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, miratoi propozimin e lartpërmendur të mbrojtjes dhe dënoi Milorad Dodikun me gjobë”.

Kodi Penal i Bosnjës dhe Hercegovinës përcakton mundësinë e zëvendësimit të dënimit me burg deri në një vit me gjobë, kështu që një ditë burg kushton 100 KM (50 euro). Dodiku do të paguajë rreth 36,500 KM (pak më shumë se 18,000 euro) brenda një viti, njofton REL.

Dodiku u dënua ligjërisht me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e ndonjë posti publik për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pasi vendimi të formës së prerë, më 6 gusht, Komisioni Qendror Zgjedhor i BiH anuloi mandatin e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, i zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022.

Ekipi ligjor i Milorad Dodik u ankua kundër këtij vendimi të Komisionit Zgjedhor më 12 gusht, dhe Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëshojë një mendim përfundimtar mbi të brenda tre ditëve nga dita e paraqitjes së ankesës.

Procedura e përcaktuar pas përfundimit të mandatit për shkak të vendimit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe KQZ-së nënkupton shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e RS-së, të cilat mund të bllokohen ose pengohen nga entitetet e RS-së.

Menjëherë pas vendimit të KQZ-së, Dodik njoftoi mundësinë e një referendumi në RS, ku qytetarët do të vendosnin për mandatin e presidentit të entitetit, domethënë për refuzimin e vendimit të gjykatës shtetërore.

Ekipi ligjor paraqiti gjithashtu një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilën Dodik nuk e njeh, për një masë të përkohshme që ndalon ekzekutimin e vendimit deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës. Avokati i Dodik, Goran Bubić, tha se kjo u bë me qëllim të krijimit të një rruge për një apelim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, gjë që është e mundur vetëm pasi Gjykata Kushtetuese e BiH të vendosë për çështjen.

Spread the love