Gadishulli Athos në Greqi u godit nga katër tërmete herët këtë mëngjes, më i forti prej të cilëve ishte 5.0 në shkallën Rihter, raportoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej pesë kilometrash, rreth 10 kilometra në jug të Manastirit të Hilandarit.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar ose dëme materiale.
Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë në faqen e internetit të EMSC, tërmeti u ndje fuqishëm në Nea Roda, në ishullin e Ammouliani dhe në Sarti.
