Njerëzit të ndarë në elektorate, istikame e taborre politike, siç po ndodhë aktualisht, kanë nevojë ta ndryshojnë qasjen dhe shprehinë e të bërit fushatë. Njerëzit kanë nevojë t’i shohin bashkë udhëheqësit e tyre, sepse zgjedhjet vinë e shkojnë kurse hallet dhe fqinjësia e njerëzve duhet të mbetet aty, si guralecët pas tërheqjes së ujit vërshues.
Nutricionistët kanë renditur disa përfitime nga prirja ekafesë: Ajo pëmirëson humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik, përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme, njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin.
Por, kanë harruar të përmendin një komponentë shumë përfituese të kafes, sidomos kur ajo pihet nga dy rivalë politikë. Mbase, pikërisht tani në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, mund të vëhet në sprovë ky përfitim duke u ulur bashkë në një tryezë, me filxhanat e kafeve përpara, dy kandidatë opentë për kryetarë komune. Sepse fundja, që të dy kandidatë vinë nga lagjet dhe hallet e njejta dhe nuk kanë ndonjë arsye madhore për t’u ndier armiqë për probleme që e preokupojnë edje njërin , edhe tjetrin kandidat.
Prandaj, nuk është vonë të filloj që nga nesër kjo praktikë, dhe të bëhet shprehi për çdo palë zgjedhjesh, sepse efektet përveç natyrës natyrës shëndetësore, do të jenë edhe të natyrës njerëzore e qytetare.
Njerëzit të ndarë në elektorate, istikame e taborre politike, siç po ndodhë aktualisht, kanë nevojë ta ndryshojnë qasjen dhe shprehinë e të bërit fushatë, ata kanë nevojë për më shumë mirëkuptim dhe komunikim, kanë nevojë ta shohin njëri tjetrin në sy, madje edhe atëherë kur garohet për një post të rëndësishëm, siç është kryetari i Komunës.
Njerëzit kanë nevojë t’i shohin bashkë udhëheqësit e tyre, sepse zgjedhjet vinë e shkojnë kurse hallet dhe fqinjësia e njerëzve duhet të mbetet aty, si guralecët pas tërheqjes së ujit vërshues.
Në çdo parti politike ka njerëz të vyer e të ndershëm, siç ka edhe grindavecë që gjithë energjitë i harxhojnë për të prishur urate bashkëpunimit. Prandaj, liderët shqiptarë duhet të jenë më shpirtgjerë, të mos i dëgjojnë shumë këshilltarët e tyre që rrinë nos-stop me hunj në krah teksa dëbojnë kasnecët që sjllin lajme të mira bashkëpunimi nga taborri tjetër politik.
Por, një kafe e përbashkët në mëngjes e oponentëve politikë mund t’i neutralizojë përpjekjet përçarëse, mund t’i lë me gishta në gojë grindavecët, sepse edhe ashtu jemi pak për t’u shndërruar në “arenë gladiatorësh” me sehirxhinjë dhe smirëzinjë që do t’iu gëzoheshin përçarjeve e mosmarrëveshjeve tona.
Gëzuar për kafen që na bashkon!
Shkup, 22 gusht 2025
EMIN AZEMI: GËZUAR PËR KAFEN QË NA BASHKON!