Pas ndryshimeve në përbërjen menaxhuese të Doganave të Maqedonisë, shqipja është fshirë pothuajse tërësisht, duke mbetur vetëm në dokumentet e vjetra. Për pasojë, Doganat e Maqedonisë e kanë shpallur gjuhën shqipe mall të “kontrabanduar” dhe nuk e lejojnë atë të qarkullojë zyrtarisht brenda këtij institucioni.
Deri vitin e kaluar, të gjitha rregulloret, njoftimet dhe dokumentet e brendshme të Doganave përgatiteshin në dy gjuhë, siç e parasheh Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Por, pas ndryshimeve në përbërjen menaxhuese, shqipja është fshirë pothuajse tërësisht, duke mbetur vetëm në dokumentet e vjetra. Sipas gazetës KOHA vulat e reja janë porositur dhe do të hyjnë në përdorim nga nesër.
“Është vendim i ri, i cili do të zbatohet menjëherë”, thonë burimet e gazetës, duke shtuar se gjuha shqipe po shkon drejt eliminimit të tërësishëm në komunikimin e brendshëm zyrtar të Doganave të Maaedonisë.
Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Për pasojë Doganat e Maqedonisë e kanë shpallur gjuhën shqipe mall të “kontrabanduar” dhe nuk e lejojnë atë të qarkullojë zyrtarisht brenda këtij institucioni.

Kështu ishin vulat e vjetra të Doganave – në dy gjuhë./ GazetaFAKTI
