• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

‘Informer’ shënjestron Rasim Lajiqin: Atmosfera e njejtë linçimi si para vrasjes së Ivanoviçit?

EA
Korrik31/ 2025

Tabloidi i Beogradit, Informer, i njohur si një media e afërt me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në faqen e parë e sulmoi kreun e Partisë Socialdemokrate (SDP), Rasim Ljajiç, gjë që shkaktoi reagime të forta në rajon, përfshirë një paralajmërim nga gazetari i respektuar Senad Peçanin për pasoja të mundshme tragjike.

“Oliver Ivanoviç ka mbaruar, a është radha e Rasim Ljaliç?” – pyeti Pećanin në një postim në rrjetin social X (ish Twitter), duke aluduar në atmosferën linçuese që e njëjta media drejtoi kundër Ivanoviçit, një serb i Kosovës dhe kundërshtar politik, para vrasjes së tij në janar 2018, transmeton Vijesti.ba.

“Sipas hetimit të autoriteteve të Kosovës, Milan Radoiçiq, një njeri nga rrethi i ngushtë i Vuçiqit, ishte përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçit. Peçanini bën një paralele dhe pretendon se Vuçiqi ka një “operativ të ngjashëm” në Sanxhak – Usame Zukorliqin, udhëheqësin e Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP), një organizatë politike që, siç thotë ai, “mbahet gjallë nga Vuçiqi”.

Kjo deklaratë e Peçaninit vjen në kontekstin e retorikës gjithnjë e më të ashpër të Vuçiqit ndaj partnerëve boshnjakë të koalicionit. Pardje, Presidenti i Serbisë deklaroi se ishte “i tmerruar nga qëndrimet e Ljajiqit dhe Usame Zukorliqit” për shkak të, siç pretendon ai, mungesës së dënimit të fyerjeve kombëtare dhe fetare gjatë incidenteve të fundit në Novi Pazar. Vuçiqi njoftoi publikisht se “nëse nuk e pëlqejnë në koalicion, mund të largohen”, duke theksuar se qeveria ka shumicë edhe pa ta, shkruan Politčki.ba.

Rasim Ljajiq iu përgjigj këtyre deklaratave dje, duke bërë thirrje për dialog dhe stabilitet. Ai theksoi se Novi Pazari nuk ka nevojë për roje private sigurie, as për veteranë lufte, “dhe aq më pak për fyerje në baza kombëtare dhe fetare”. Ai njoftoi se do të kërkonte një takim me qeverinë e lartë për të diskutuar marrëdhëniet e dëmtuara të koalicionit. “Në një atmosferë ku gjithçka është e helmuar dhe e frikësuar, është e vështirë të qëndrosh i qetë dhe i moderuar”, paralajmëroi Ljajiq.

Spread the love