• E premte, 23 Janar, 2026

Ka ndërruar jetë dr.Aliriza Osmani

EA
Gusht17/ 2025

Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë dr.Aliriza Osmani, i njohur gjerësisht si “dr.Alushi” dhe “Doktori i UÇK-së”.

Dr.Aliriza Osmani ka lindur në Kumanovë. Bashkë me vëllain dhe familjarë tjerë, në vitin 2001, i ishte bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa ka punuar si pjesë e ekipit të mjekëve në shërimin e plagëve të ushtarëve të UÇK-së dhe civilëve të plagosur në luftën e fshatrave të Komunës së Likovës.

Së fundi, ka punuar në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup. I ndjeri është varroset sot në varrezat e qytetit në Kumanovë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Osmani nga Kumanova me rastin e vdekjes së dr.Aliriza Osmanit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tonë, Dr. Aliriza Osmani. Që nga orët e para iu bashkua UÇK-së në Karadak, duke u bërë pjesë e përpjekjes sonë për liri e dinjitet kombëtar.
Pas luftës, si drejtor i spitalit të Kumanovës, ai vendosi drejtësi dhe barazi në atë institucion, duke e kthyer në shembull të përkushtimit profesional dhe njerëzor.
Dr. Aliriza Osmani ishte intelektual i dalluar, me virtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar”, shkruan Ahmeti.

Spread the love