• E diel, 18 Janar, 2026

Maqedoni, 27 lokacione janë përfshi nga zjarri

EA
Gusht14/ 2025

Maqedonia po përballet me një valë serioze zjarresh në terren të hapur. Madje plot 27 lokacione janë prekur nga zjarri, nga të cilat 6 ende po digjen, një është nën kontroll dhe 20 të tjerat janë shuar. Të dhënat nga Qendra e menaxhimit të krizave zbulojnë një hartë rreziku që shtrihet nga perëndimi në lindje, duke prekur si pyjet ashtu edhe bimësinë e ulët, deri në deponi dhe kashtë.

Situata më e vështirë është në Komunën e Makedonski Brod, ku zjarri në zonën shumëfunksionale “Jasen” po prek një pyll të përzier, dhe paralelisht në rajonin midis fshatrave Deviç dhe Greshnicë një zjarr po përhapet nëpër bimësinë e ulët. Dhe në pjesën veriperëndimore, në Komunën e Jegunovcës, midis Rogaçevës dhe Jazhincës, flaka po përpin kullotat, ndërsa në Brvenicë midis fshatrave Çelopek dhe Miletino, po digjet një pyll me kërcell të ulët. Në rajonin e Kërçovës, dy vatra të ndryshme po u shkaktojnë dhimbje koke zjarrfikësve – në fshatin Arangjel, po digjen kashtë, dhe në Malo Cersko, zjarri po përfshin bimësinë e ulët.

Në Strugë, në vendin e quajtur “Oktishka Krasta”, zjarri është vënë nën kontroll, por situata atje kërkon edhe monitorim të afërt.

Spread the love