Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, vendosi të hapë një Konsullatë të Përgjithshme në Korçë me juridiksion mbi të gjithë rajonin.
“Qytetarët duhet të kenë shërbim dhe mbështetje të shpejtë dhe efikase për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike. Qeveria vazhdon me masa dhe politika specifike që synojnë të konfirmojnë shqetësimin e vërtetë për përmirësimin e standardeve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në institucione”, thuhet në deklaratën e sotme nga Qeveria e Maqedonisësë Veriut.
Maqedonasit nga Shqipëria mirëpresin vendimin për hapjen e një konsullate në Korçë
“Vendimi i marrë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut për të hapur një konsullatë të përgjithshme në Korçë është një akt historik për maqedonasit në Shqipëri”, thuhet në një deklaratë nga Shoqata e Maqedonasvee “Ilinden” – Tiranë./ GazetaFAKTI
