Ministria e Ekonomisë dhe Punës, nëpërmjet Agjencisë së Punësimit, shpalli thirrjen publike për masën “Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet investimeve të gjelbra”, e cila është pjesë e Planit operacional për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025.
Kjo masë mundëson përfshirjen e 200 personave të papunë – kërkues aktivë të punës, të cilët do të punësohen në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme që do të investojnë në teknologji, produkte dhe procese të gjelbra.
Mbështetja financiare jepet në formën e granteve të pakthyeshme nga 250,000 deri në 750,000 denarë, varësisht nga numri i vendeve të reja të punës:
-250,000 denarë për një vend të ri pune,
-500,000 denarë për dy vende të reja pune,
-750,000 denarë për tre vende të reja pune.
