“20 vite udhëheqje të dështuara nga struktura të caktuara politike na kanë sjellë deri këtu. Ndryshimi jo vetëm që është i domosdoshëm, por edhe urgjent”.
Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, përmes një postimi publik është zotuar se çdo ditë e çdo moment do të jetë pranë qytetarëve, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre për një Strugë më të mirë.
Ai ka theksuar se 20 vite udhëheqje të dështuara nga struktura të caktuara politike kanë sjellë qytetin në këtë gjendje, duke e bërë ndryshimin jo vetëm të domosdoshëm, por edhe urgjent.
“Çdo ditë, çdo moment, jam pranë qytetarëve për të dëgjuar çdo zë, çdo shqetësim dhe çdo ide për një Strugë më të mirë. 20 vite udhëheqje të dështuara nga struktura të caktuara politike na kanë sjellë deri këtu. Ndryshimi jo vetëm që është i domosdoshëm, por edhe urgjent. Vala e ndryshimit ka nisur dhe bashkë do të ndërtojmë një Strugë funksionale, të pastër, transparente, të drejtë, të ndershme dhe me zhvillim të vërtetë,” ka deklaruar Qyra.



Në mbështetje të kandidatit të pavarur Mendi Qyra, është vënë edhe diaspora veleshtare në Zvicër.
Me këtë rast ai ka shkruar:

“Me zemër plot mirënjohje ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për përkrahjen tuaj të fuqishme e të paçmuar. Zëri juaj, që vjen nga mërgimi, dëshmon se Struga nuk është vetëm një qytet, por një familje e madhe që rreh me një zemër qoftë në vendlindje apo qoftë larg saj.
Ju, që keni sakrifikuar jetën tuaj për një të ardhme më të mirë në Zvicër, sot po na e ktheni shpresën dhe besimin se Struga mund dhe duhet të ndryshojë. Ky besim që më jepni, nuk është thjesht një mbështetje për kandidaturën time, por një thirrje e fuqishme për ndryshim, drejtësi dhe zhvillim.
Me respekt dhe mirënjohje”,
Mendi Qyra
/Gazeta FAKTI
