• E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Mexhiti: Pas “Cvetan Dimovit”, rruga “Mid’hat Frashëri” do të shndërrohet në bulevard modern

EA
Tetor01/ 2025

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se një nga prioritetet e vitit të parë të mandatit do të jetë shndërrimi i rrugës “Mid’hat Frashëri” (ish “Brigada Maqedono-Kosovare”) në një bulevard bashkëkohor, në bashkëpunim me qytetin e Shkupit.

Projekti parashikon një gjatësi prej 1.850 metrash dhe profil prej 25 metrash, me 4 korsi, shtigje për biçikleta e këmbësorë, si dhe gjelbërim ndërmjet korsive. Bulevardi synon të ofrojë më shumë siguri, funksionalitet dhe estetikë për banorët, duke ulur vonesat dhe rritur efikasitetin e transportit urban.

Ky bulevard do të lidhet drejtpërdrejt me rrugën ‘Xhon Kenedi’, duke lehtësuar qasjen e studentëve drejt universiteteve dhe duke forcuar lidhjen mes Çairit, Shuto Orizarës dhe Qendrës së Shkupit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se në fazën e ardhshme është planifikuar edhe shndërrimi i rrugës “Xhon Kenedi” në bulevard, duke krijuar një qark të ri urban, funksional dhe bashkëkohor për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. 

Spread the love