• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Mot i paqëndrueshëm në Maqedoni – pritet shi, erë dhe breshër

EA
Gusht03/ 2025

Drejtoria për punë hdrometeorologjike ka lëshuar një paralajmërim për mot të paqëndrueshëm që do të prekë Maqedoninë të hënën dhe të martën, me parashikime për shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër.

Sipas ADH-së, moti do të ndikohet nga një masë ajri e lagësht dhe e paqëndrueshme, dhe proceset do të jenë veçanërisht intensive nesër, kur priten reshje mbi 15 litra për metër katror në vende të caktuara në një periudhë të shkurtër kohore, erëra me shpejtësi mbi 60 km/orë, si dhe breshër të izoluar.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës, pritet zhvillimi i një stuhie me reshje intensive dhe shpërthime të forta ere.

Nga e mërkura, moti do të stabilizohet, dhe temperaturat e ditës do të fillojnë të rriten.

ADH apelon për kujdes gjatë shkarkimeve elektrike – qytetarët nuk duhet të qëndrojnë jashtë dhe nën pemë të vetmuara, në mënyrë që të shmangen pasojat e padëshiruara.

Spread the love