• E premte, 23 Janar, 2026

Na iku kolegu dhe miku i dashur Rexhep Torte (1945-2025)

EA
Shtator07/ 2025

Me Rexhën, përpos kolegë pune, kemi qenë edhe miqë të afërt dhe shtëpia e tij ka ofruar disa herë mikëpritje bujare për familjen time. Bujaria e Rexhës ishte dëshmuar shpeh herë, dhe këdo që ta pyesni në Dibër do t’iu tregojnë se shtëpia e tij ishte konak i shumë intelektualëve shqiptarë nga Kosva e Shqipëria, përfshi edhe heroin dhe intelektualin Ukshin Hotin, me të cilin ishin miqë shtëpie

Nga Emin AZEMI

Një lajm në formë të një SMS që më erdhi para dy ditësh ditësh në celuarin tim, më njoftonte se Rexhep Torte ka ndërruar jetë. Ishte i biri i tij Sokoli, që ma kumtoi këtë lajm të hidhur. U pikëllova dhe m’u kujtua se jo më larg se para dhjetë ditësh kishim biseduar në telefon me Rexhën, dhe si zakonisht në fund të çdo bisede më këshillonte që të mbaja llogari shëndetin, dhe më sugjeronte të ecja, të lëvizja, sepse vetëm kështu do t’i mundja pasojat e këçija të pasivitetit fizik.
Rexha më fliste për shëndetin mua, por rrallë më fliste për shëndetin e tij, që me vite kishte filluar t’i degradohej. Kaloi disa vite të vështira , i shoqëruar me sëmundje që ia bënin jetën të sikletshme, por me dinjitet dhe burrëri i tejkalonte dhembjet. Si duket tash së fundi, sëmundja paska qenë më e fortë se dëshira e tij për të jetuar dhe nodhi ajo që na la zemërthyer, për ikjen e Rexhës në amshim.
Rexhep Torte karrierën gazetreske e filloi në vitin 1971, në gazetën ‘Rilindja’ të Prishtinës, si korrespodent nga Dibra, që mbulonte edhe Strugën, Kërçovën dhe Gostivarin. Mirëpo pas një procesi të montuar, largohet nga puna dhe dënohet me shtatl vite burg. Kjo ka qenë periudha më e vështirë për Rexhën dhe familjen  e tij, sepse pasojat e burgosjes së tij u reflektuan në një rreth më të gjerë njerëzish të afërt të tij. Pas kalimit të kësaj periudhe plot me vuajtje e probleme, Rexhep Torte do të vazhdojë të kërkoj hapësirë për t’ua angazhuar, dhe në vitin 1978 punësohet si përkthyes në Redaksinë e gjuhës shqipe në Shërbimin e përkthimeve në Këshillin Ekzekutiv të ish Jugosllavisë, në Beograd, ndonëse edhe kësaj radhe dora e zgjatur e shërbimeve sekrete kishte tentuar ta pengojë, por falë ndërhyrjes së Fadil Hoxhës dhe Ymer Pulës ai vazhdon të  punojë.
Rexhep Torte kishte studiur letërsinë në Beograd, në fillim të viteve 60- dhe gjatë asaj kohe ai ishte edhe anëtar i Shoqatës së studentëve “Përpjekja”, për të qenë edhe kryetar i kësaj shoqate (1967), me nismën e të cilit ajo u bë pastaj shoqatë letrare-muzikore, ku kishte anëtarë mjaft të talentuar, në mesin e cilëve: Ekrem Kryeziu, Sefedin Fetiu, Isak Muçolli, Musa Piperku, Rexhep Munishi, Mehdi Bajri, Zekerija Ballata etj.
Rexhep Torte punoi gazetar edhe në të përditshmen FAKTI, që nga themelimi i saj (1998), për të qëndruar besnik i lexuesit të kësaj gazete deri në fund.
Ai dhe një kontribut të vyer në gazetari, duke qenë një kronist i përpikt i aktualitetti dhe një eksplorues mjaft kreativ i ngjarjeve. Duke qenë për disa vite pjesë e FAKTI-t, Rexhep Torte ishte një gazetar i përkushtuar që çdo hall, çdo problem, çdo sukses të Dibrës e përshkruante në mënyrën më profesionale. Dhe ata që nuk e dinin se ku ndodhet Dibra, dhe çfarë përmashe ka ky qytet, fitonin përshtypjen se kemi të bëjmë me një mega-qytet, sepse ishte Rexha ai që Dibrën e bënte të madhe dhe të famshme në sytë e lexuesit. ‘Dibra e vogël sa një vogël’, mbante titullin një reportazh i tij që shprehte gjithë dimensionet aktuale e historiek të këtij qyteti të lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare.
Rexhep Torte do të mbahet mend si gazetar i përkushtuar ndaj profesionit dhe një shok shumë i dashur. Me Rexhën, përpos kolegë pune, kemi qenë edhe miqë të afërt dhe shtëpia e tij ka ofruar disa herë mikëpritje bujare për familjen time. Bujaria e Rexhës ishte dëshmuar shpeh herë, dhe këdo që ta pyesni në Dibër do t’iu tregojnë se shtëpia e tij ishte konak i shumë intelektualëve shqiptarë nga Kosva e Shqipëria, përfshi edhe heroin dhe intelektualin Ukshin Hotin, me të cilin ishin miqë shtëpie, kurse falë angazhimirt të drejpërdrejt të tij shumë familje kosovare gjetën strehim në Dibër gjatë muajve të ftoftë të marsit, prillit 1999, kur Kosova po përjetonte gjenocidin e tmerrshëm serb.
Lamtumirë Rexhep Torte, koleg e shok i mirë.
E qëzofsh amshimin mik i dashur!


Spread the love