Një stuhi e fortë, e ndjekur nga shira të rrëmbyeshëm, breshër, erë dhe bubullima goditi Shkupin dhe rajone të tjera të Maqedonisës së veriut dje pasdite. Sipas Entit për Punë Hidrometeorologjike, një masë e paqëndrueshme resh ka lëvizur poshtë pjesëve qendrore, veriperëndimore dhe verilindore të vendit, duke sjellë me vete shira të rrëmbyeshëm, shkarkime të forta elektrike dhe erëra që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.
Nga Entit për Punë Hidrometeorologjike informuan se pati një stuhi veçanërisht të fortë në rajonin rreth Liqenit Mladost dhe pjesë të Velesit, ku shiu dhe breshëri ishin intensivë, të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta. Një situatë e ngjashme është regjistruar midis Shtipit dhe Koçanit, në rajonin e Gorni dhe Dolni Balvan, si dhe në rajonin e Prilepit, duke përfshirë zonat midis Prilepit dhe Rosomanit, Negotinës, Demir Kapisë, Vinicës dhe Delçevës.
Temperaturat pasdite variuan nga 11 gradë Celsius në Malin Sharr deri në 33 gradë në Demir Kapi, sipas matjeve të fundit në UHMR.
Shërbimet kompetente po u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm, veçanërisht në zonat ku pritet të vazhdojë stuhia.
Lagështia që do të prekë vendin pritet të përmirësojë situatën në bujqësi. Për shkak të temperaturës së lartë që kaloi 40 gradë javën e kaluar, të gjitha kulturat bujqësore ishin në rrezik. Ekspertët paralajmërojnë se ky ndyrshim i motiti mund të ndikojë në kthimin në normalitet të gjendjes në bujqësi.
Moti i paqëndrueshëm dhe me shira do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme, njofton Entit për Punë Hidrometeorologjike. Nesër pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erëra të forta, ndërsa në disa vende janë të mundshme stuhi më intensive me shi të rrëmbyeshëm dhe shfaqje të breshërit.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 24 deri në 29 gradë.
Në Shkup, pamja e motit do të jetë e ngjashme – pjesërisht me vranësira me reshje lokale, bubullima dhe kushte për pamjen e qytetit. Temperatura minimale do të bjerë në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 27.
Të mërkurën pritet një ulje e jostabilitetit, me reshje të rralla dhe shfaqje të një ere veriore mesatare .Sipas sinoptikantëve, moti do të stabilizohet nga e enjtja e tutje. Do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me një rritje graduale të temperaturës ditore./GazetaFAKTI
