• E premte, 23 Janar, 2026

Një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, Maqedonia me votë të përmbajtur në KB

EA
Shtator13/ 2025

Maqedonia abstenoi në votimin për Deklaratën e Nju Jorkut në Kombet e Bashkuara që bënte thirrje për një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese Deklaratën e Nju Jorkut, një dokument që bën thirrje edhe një herë për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Deklarata, ndër të tjera, dënon veprimet e Hamasit dhe thekson nevojën për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.

Maqedonia abstenoi nga votimi, duke iu bashkuar grupit të vendeve që as nuk e mbështetën dhe as nuk votuan kundër rezolutës. Vende të tjera që abstenuan ishin Shqipëria, Kameruni, Republika Çeke, Republika Demokratike e Kongos, Ekuadori, Etiopia, Fixhi, Guatemala, Moldavia, Samoa dhe Sudani i Jugut.

Deklarata u mbështet nga një numër i madh shtetesh anëtare të OKB-së, ndërsa një numër i vogël votuan kundër ose abstenuan.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Argjentina, Hungaria, Mikronezia, Nauruja, Palau, Papua Guinea e Re, Paraguai dhe Tonga votuan kundër saj.

Rezoluta u votua në favor nga Franca, Arabia Saudite, Gjermania, Kanadaja, Australia, Greqia, Qiproja, Belgjika, Italia, Spanja, Japonia, Koreja e Jugut, Brazili, Afrika e Jugut, Indonezia, Meksika, Argjentina, Egjipti, Turqia, Pakistani, Nigeria, Filipinet, Zelanda e Re, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Holanda, Luksemburgu, Portugalia, Kili, Peruja…

Me këtë, Kombet e Bashkuara konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre për zgjidhjen me dy shtete si bazë për procesin e ardhshëm të paqes midis Izraelit dhe Palestinës.

Spread the love