• E premte, 23 Janar, 2026

Reagon Behxhet Pacolli: Nuk janë të vërteta aludimet rreth Aeroportit të Vlorës

EA
Gusht29/ 2025

Pacolli: “Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli  është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë. Duke marrë shkas nga leximi me i thellë i  një shkrimi në  media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare!

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me aludimet që qarkulluan në media rreth vizitës së tij në kryeministri.  
 
Në reagimin e tij, Pacolli hodhi poshtë lajmet që shkruanin se sipërmarrësit iu bë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës.

Pacolli deklaron se ai së bashku me drejtorin e kompanisë koncesionare kanë qenë në Kryeministri për një vizitë informuese rreth punimeve në aeroportin e Vlorës.  
Sa i përket aeroportit, Pacolli njoftoi se po hynn në një fazë të re zhvillimi, ku ka nisur riorganizimi i brendshëm.

Më tej në reagimin e tij, Pacolli thotë se puna për përfundimin e aeroportit po bëhet me mbështjetjen e plotë të qeverisë shqiptare. 
 
Reagimi i plotë i Pacollit 

Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli  është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë. 
Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës. 
Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media. 
Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal. 
Duke marrë shkas nga leximi me i thellë i  një shkrimi në  media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për ti dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër.   
Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale qe kane lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohe qe kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer.

Spread the love