• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Rikthehet i nxehti tropikal, temperatura deri në 40 gradë

EA
Gusht07/ 2025

Nën ndikimin e një mase ajri të qëndrueshme, të thatë dhe të ngrohtë nga jugu, përkatësisht nga Afrika, Maqedonia e Veriut do t’i nënshtrohet një periudhe më të gjatë të motit të qëndrueshëm, të thatë dhe kryesisht me diell me një rritje të konsiderueshme të temperaturave maksimale ditore të ajrit. Erërat do të forcohen herë pas here, kryesisht nga veriu dhe verilindja.

Në Shkup dhe rrethinë, po vjen një periudhë më e gjatë me mot të qëndrueshëm, të thatë, dukshëm më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Era do të forcohet herë pas here, kryesisht nga veriu.

Sa i përket temperaturave maksimale ditore të ajrit, të cilat në periudhën e ardhshme, do të tregojnë një tendencë për rritje të konsiderueshme, ato do të rriten në intervalin nga 32 deri në 39 gradë. Në Shkup dhe rrethinë, temperatura maksimale ditore e ajrit gjatë kësaj vale të re të nxehtësisë nga Afrika do të rritet në rreth 37 gradë.

Përpara nesh është përsëri mot dukshëm i ngrohtë me temperatura të larta të ajrit të verës, por megjithatë, kjo valë e nxehtësisë do të jetë më pak intensive se ajo e mëparshmja, kur kishim temperatura ajri vërtet jashtëzakonisht të larta, njofton Enti për Punë Metereologjike i MV./GazetaFAKTI

Spread the love