• E shtunë, 17 Janar, 2026

Shitet DigitAlb, Devolli hyn zyrtarisht në tregun mediatik shqiptar

EA
Gusht10/ 2025

Kompania më e njohur e transmetimeve digjitale në Shqipëri, DigitAlb, ka kaluar zyrtarisht në duart e biznesmenit nga Kosova, Shkëlqim Devolli.

Sipas burimeve të besueshme, veprimet ligjore dhe tregtare janë kryer pothuajse të gjitha, ndërsa zbardhja në QKB ende mungon për shkak se kontratat janë të lidhura me kushte pagesash.

Në këtë fazë tranzicioni, administratori i deritanishëm i kompanisë, Eglinor Ramaj, është larguar nga detyra, ndërsa pritet që në ditët në vijim, në krye të DigitAlb të emërohet Kushtrim Gojani, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht interesat e Devollit në Shqipëri.

DigitAlb, dikur krenaria teknologjike e shqiptarëve, sot është një kompani me dhjetëra milionë euro borxhe. Kalimi i saj te Devolli duket si një përpjekje për ta ringjallur ose për ta futur në një cikël tjetër interesash, këtë herë të lidhura ngushtë me pushtetin politik dhe mediatik.

Shkëlqim Devolli është një emër i njohur në biznesin kosovar dhe jo vetëm. Ai ka blerë më parë tlevizionin ABC News, por ky kanal, ndonëse në letra në pronësi të tij, kontrollohet faktikisht nga qeveria, përmes bashkëpunëtorit të ngushtë Sokol Balla.

Spread the love