• E martë, 20 Janar, 2026

Shqipëria përdor inteligjencën artificiale për të luftuar korrupsionin

EA
Gusht14/ 2025

Kryeministri shqiptar Edi Rama muajin e kaluar njoftoi mundësinë e krijimit të një ministrie të drejtuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, duke e përshkruar atë si “anëtarin më efikas të ardhshëm të qeverisë”, shkruan Politico nga Brukseli.

Shqipëria po e fuqizon përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në qeverisjen e saj për të përshpejtuar procesin e pranimit në Bashkimin Evropian dhe për të luftuar korrupsionin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama muajin e kaluar njoftoi mundësinë e krijimit të një ministrie të drejtuar tërësisht nga IA, duke e përshkruar IA-në si “anëtarin më efikas të ardhshëm të qeverisë”, shkruan Politico me bazë në Bruksel.

“Një ditë, ndoshta do të kemi edhe një ministri të drejtuar tërësisht nga IA. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë nepotizëm apo konflikte interesi”, tha Rama në një konferencë për shtyp në korrik, duke folur për dixhitalizimin.

Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë Artificiale, çka do të shënojë moment historik.

“Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e “AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar, diskutuar dhe miratuar dhe pastaj ne për ta marrë e për ta çuar në Parlament si pjesë të programit të qeverisë. Shtoj këtu se ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse do arrini dot të krijoni një model të Inteligjencës Artificiale që të zgjedhi ministrin, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do të jetë e para që të ketë qeverinë të tërën me ministra dhe me Kryeministrin me Inteligjencë Artificiale. Aty pastaj do kalojmë në nivel tjetër, se do punojë IA dhe ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën, pa pasur mundësi që të marrim asnjë vendim”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Spread the love