• E premte, 23 Janar, 2026

Sllovenia po fut terapinë pyjore në sistemin arsimor

EA
Shtator24/ 2025

Në sistemin arsimor slloven në qytetin Naklo, po futet terapia pyjore, e cila përfshin shëtitje të gjata në natyrë dhe besohet se ndihmon në uljen e stresit, uljen e presionit të gjakut dhe forcimin e imunitetit.

Qendra Bioteknike Naklo udhëheq iniciativën e integrimit të terapisë pyjore në kurrikulë, si dhe organizimin e punëtorive.

Programi në Nakl, i destinuar për studentë dhe punonjës, drejtohet nga Mojca Logar, një anëtare e gjeneratës së parë të guidave të çertifikuara të terapisë pyjore në Slloveni.

Ajo tha se terapia pyjore përfshin shëtitje të udhëhequra nëpër pyll që zgjasin dy ose tre orë, gjatë të cilave, thotë ajo, hapen të pesë shqisat.

“Përmes ushtrimeve të frymëmarrjes dhe vetëdijes, ne përpiqemi që pjesëmarrësit të arrijnë një gjendje relaksimi dhe të marrin efektet pozitive të natyrës”, deklaroi Logarova dhe shtoi se kjo praktikë është një trend global dhe një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive për njeriun modern në kërkim të një ekuilibri të trupit, mendjes dhe shpirtit.

Edhe pse përfitimet shëndetësore janë konfirmuar, ende nuk dihet se kur terapia pyjore do të jetë pjesë e sistemit zyrtar shëndetësor në Slloveni.

Studime nga Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë efekte të tjera pozitive, të tilla si ulja e ankthit, përmirësimi i kujtesës dhe përqendrimit, si dhe gjumi më i mirë.

Përfitimet shëndetësore të kësaj praktike i atribuohen pjesërisht fitoncideve, përbërësve natyralë antimikrobikë të lëshuar nga pemët, të cilët, sipas kërkimeve shkencore, mund të zvogëlojnë inflamacionin në trup, raporton Srna.

Spread the love