• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Sot (29 gusht) bëhen 37 vjet nga protesta gjithpopullore për mbrojtjen e arsimit shqip në Kumanovë

EA
Gusht29/ 2025

Nuk di për sjelljet e policëve nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, por në Kumanovë kam parë me sytë e mi qyshë policët bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante me keq në baza nacionale protestuesit shqiptarë të burgosur!

Nga Ahmet ASANI

Sot 37 vite më parë, më 29 gusht të vitit 1988, shqiptarët e qytetit dhe fshatrave të Kumanoves bënë një protestë gjithëpopullore në mbrojtje të gjuhës e shkollës shqipe! Nga përvoja, mund të them lirisht se, kjo demostratë ishte një nga demostratat më të fuqishme të vitit, brenda trojeve etnike shqiptare nën federatën Jugosllave!

Kërkesës për gjuhë e shkollë shqipe, per drejtësi e barazi iu bashkua gjithë popullata e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës! Kjo demostratë tërboi Beogradin, qendër kjo politike prej nga buronte çdo e keqe e kohës! Beogradi e Shkupi kishin dhanë urdhër që demostrata e 29 gushtit 1988 të shtypej me dhunë e me denime të rënda!

Në fakt Kumanova ishte vendi ku po bëhej prova e parë. Pas Kumanoves dhe qyteteve tjera shqiptare në Maqedoni, në radhë ishte Kosova! Stacioni i policisë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plotë e përplotë me shpiptarë! Nga që nuk kishte më vend në burgun e Kumanovës, protestuesit u dërguan nëpër qytete tjera të Maqedonisë!

Nuk di për sjelljet e policëve nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, por në Kumanovë kam parë me sytë e mi qyshë policët bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante me keq në baza nacionale protestuesit shqiptarë të burgosur!

Krijuesi nuk fal shpirtëra të k’qi, është Fryma Njerëzore ajo e cila e shtynë njeriun të bëjë vepra të k’qija e jo shpirti! Nuk ishin as kushtetuta e as ligji, por ishte Fryma antinjerëzore monisto-komuniste dhe ajo ekstremiste fetare e ngjizur ndër shekuj nga kisha sllavo-ortodokse, që këta policë e inspektorë i shtynin atbotë të përdornin dhunë ndaj shqiptarëve.

Në vend të dialogut njerëzor pushteti i atëhershëm zgjodhi rrugën e dhunës! Ndaj nxënësve, prindërve e arsimtarëve shqiptarë, që protestuan kundër ketyre masave të dhunshme, antiligjore, antikushtetuese e antinjerzore, u perdorë aq dhumë dhunë, sa që disa demostrues mbeten me pasoja gjatê tërë jetës së tyre, kurse për disa thuhet se vdiqën pak kohë pas vuajtjes së dënimeve.

Kumanovë, 29 gusht 2025

Spread the love