• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Sulejman Lamallari po gjykohet për akuzat e Danella Arsovskës

EA
Gusht29/ 2025

Sulejman Lamallari, ka dalur sot (29 gusht) në gjyq me akuzë për dhunë fizike dhe verbale ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska. Ai pretendon se nuk është sulmuesi, por viktima në incident dhe kërkon që Arsovska të ndiqet penalisht për sulmin ndaj tij.

Sipas Lamallarit, Arsovska e sulmoi e para, dhe për pasojë pati një dëmtim në gju.

“Atë ditë unë nuk sulmova askënd, u sulmova nga kryetarja e Qytetot të Shkupit. Ajo më afrohej me një telefon, unë vetëm i bëra me dorë, doja t’ia merrja telefonin, në mënyrë që të mos filmonte pa autorizim. Kryetari më goditi me shqelm mbi gjurin e këmbës së majtë”, thotë Lamallari..

Ai pranon se përdori fjalë vulgare ndaj Arsovskës, por thotë se u sulmua edhe verbalisht prej saj.

“Po, pati ofendime nga të dyja palët. Ajo më tha fjalë fyese, i mbaj mend konkretisht. Pati edhe ofendime nga ekipi i saj. Nuk mbaj mend nëse i kam sharë të tjerët, por atë – po, pati ofendime të ndërsjella.”

Dje, Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tregoi në profilin e saj në Facebook se dyshon në besueshmërinë e certifikatës mjekësore për lëndimin që ajo dyshohet se ia ka shkaktuar.

“Ai pretendon se e kam rrahur sipas një raporti mjekësor nga një KIRURG DIGJESTIV i nxjerrë më vonë në spitalin e qytetit. Gjykata dhe prokuroria dje refuzuan të pranonin një kallëzim penal prej tij, me të cilin Komandanti Baruti Lamalari pretendon se e kam rrahur. Ka ardhur një kohë e tillë kur gratë rrihen, dhe kur ato luajnë rolin e viktimës së rrahjes”, ka shkruar Arsovska.

Sipas të pandehurit, megjithëse është ekzaminuar po atë ditë dhe rezultatet mjekësore kanë mbërritur pas mesnatës, ai nuk mund të shkonte menjëherë në spital sepse ishte ndaluar në stacionin e policisë.

Pas incidentit që ndodhi një muaj më parë në lagjen Çair të Shkupit, gjatë një inspektimi pas një raporti për ndërtim të paligjshëm nga Arsovska, ajo mori mbrojtje 24-orëshe nga policia dhe komandanti Beruti u ndalua në burg.

Spread the love