• E premte, 23 Janar, 2026

TIFOZËT ANTISHQIPTAR ME PARZMORET E KARTUÇIT TË DON KISHOTËVE QESHARAK

EA
Gusht04/ 2025

Edhe në skandalin e fundit në Kumanovë, tifozët maqedonas për një moment harruan se janë në një fushë sporti dhe saora i veshën parzmoret e kartuçit të Don Kishotit për të luftuar me mullinjtë e erës që ata i kshin mbjellur në kokat e tyre të mbushura me tymin e urrejtjes.

Nga Emin AZEMI

Të ashtuquajturit nacionalist maqedonas nuk dinë as të bëjnë protesta normale. Ata patjetër duhet t’i ofendojnë shqiptarët, për të qenë tamam protestues të thekur. Nuk je tamam nacionalist maqedonas, nëse nuk licencohesh për të sharë e fyer shqiptarët. Sepse ata janë edukuar me një frymë antishqiptare, e ndjekur që nga çerdhja e fëmijëve e deri te liturgjitë kishtare. Madje edhe këto të fundit përzihen me dofarë këngësh ku “shqiptarët e mallkuar” janë objekt urrejtjesh patologjike. Prandaj një maqedonas i rritur, kur vendos të protesojë edhe për ndotjen e ajrit, ose për ngordhjen e peshqve në ujërat e Alaskës, mendon se fajtor kryesor për këtë janë shqiptarët.

Për të parë kulturën protestuese të një populli, mjafton të ndjekësh me vëmendje sjelljet e tifozëve të futbollit. Meqë ra fjala, tifozët maqedonas janë shumë të çuditshëm, sepse ka ndodhur që ata të brohorisin “vdekje shqiptarëve” edhe atëherë kur në stadium ka patur plot futbolistë shqiptarë që kanë luajtur për përfaqësuesen e Maqedonisë (!)

Këso protestuesish paçavure rrallë gjen njeriu në botë, paçka se për të qenë krejt nacionalist i veçant maqedonas duhet të jesh i paisur me pasaportë bullgare, të jesh ithtar i muzikës dhe zgarës serbe, por patjetër të posedosh urrejte që në fëmijëri ndaj shqiptarëve. Pra, në Maqedoni nuk quhesh tamam nacionalist, nëse nuk ke në gen disa prirje antishqiptare. Me farat e urejtjes antishqiptare, këta të ashjtuqujturit nacionalist maqedonas duan të mbjellin për fëmijët e tyre një fushë të gjerë me therra, sepse verbëria nacionaliste ata nuk i lejon të bëjnë ura miqësie me fqinjët shqiptarë.

Edhe në skandalin e fundit në Kumanovë, tifozët maqedonas për një moment harruan se janë në një fushë sporti dhe saora i veshën parzmoret e kartuçit të Don Kishotit për të luftuar me mullinjtë e erës që ata i kshin mbjellur në kokat e tyre të mbushura me tymin e urrejtjes.

Çfarë race janë këta nacionalistë primitivë maqedonas, që kanë kaq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve? Pse e kanë këtë mllef me shqiptarët, kur këta të fundit asnjëherë nuk ua mohuan maqedonasve gjuhën, kishën, historinë. Janë bullgarët, grekët e serbët që sabah e aksham ua mohohojnë identitetin maqedonasve, por të ashtuqujaturit nacionalistë maqedonas me pasaporta bullgare dhe me prirje muzikore poroserbe, janë tepër të kulturuar ndaj tyre. Të ashuqujaturit nacionalist maqedonas nuk luftojnë për gjuhën dhe historinë tyre që ua mohojnë serbët e bullgarët, por luftojnë kundër gjuhës shqipe që ajo të vazhdojë të trajtohet si 20%. Ata luftojnë kundër hapjes së një shkolle të mesme në gjuhën shqipe në Manastir, si dhe kundër fëmijëve shqiptarë në disa fshatra të Shkupit, të cilët janë të detyruar të mësojnë në shkolla maqedonase.
Frustrimi maqedonas burimin e ka në ndryshimin e realitetit, ku shqiptarët kanë arritur të përfshihen në disa segmente të jetës publike në Maqedoninë e Veriut. Të mësuar me portretin e shqiptarëve sharraxhinj e pastrues rrugësh, të ashtuquajturit nacionalist maqedonas e kanë vështirë sot ta imagjinojnë që në krye të një institucioni shtetëror të jetë një shqiptar. Ky frustrim është i shtresuar dhe i fyrmëzuar në shkollat e vjetra serbe, në të cilat që moti ishte kultivuar një pasqyrë e deformuar për shqiptarët, të cilët në të shumtën e rasteve paraqiteshin njerëz me bisht. Këta nxënës të dobët të Garashaninit, Çubrilloviqit, Gjorgjeviqit që po nëpër fusha sportive kundër shqiptarëve, duken shumë tragjikomik, sepse që nga aeroplani duken të mjerë në pafuqinë e tyre për të shprehur dhe kompenzuar atë që iu mundon me dekada: mohimin që iu vjen nga fqinjët grekë, bullgarë e serbë.

Këso protestuesish sharltan nuk mund të gjesh në asnjë cep të globit, sepse gjithkund protestat kanë një kauzë. Në protestat maqedonase kauza humb dikund rrugës, sepse në rrugët dhe sheshet e Shkupit kërkohet të mbrohet identiteti i kërcënuar maqedonas, por në anën tjetër në këto manifestime publike po ndodhë një frasë tragjikomike, pasi që nacionalizmi i ashtuqujatur maqedonas ka frymë antishqiptare. Kjo frymë, që po përvijohet nëpër këto palaço tifozeri ka për qëllim të devijojë misionin human e qytetar të sportit, duke futur elemente të mosdurimit ndëretnik, me theks të posaçëm futjen e një konflikti të panevojshëm me shqiptarët si kompenzim i betejave të humbura identitare me fqinjët.

Shkup, 04 gusht 2025

Spread the love