Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pranë Jagodinës, në Serbi. Sipas informacioneve fillestare, M.M. (39) vrau gjyshen e tij R.Zh. (76) dhe gjyshin R.M. (79) dhe iku.
Siç merret vesh jozyrtarisht, vrasja ndodhi në fshatin Bogavë, komuna Despotovac, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).
Policia është në vendngjarje dhe po zhvillohet një hetim, dhe ka mbërritur edhe prokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Jagodinë.
Siç mëson jozyrtarisht Informer, trupat e bashkëshortëve të masakruar u gjetën këtë mëngjes nga vajza e tyre më e vogël.
Sipas fqinjëve, nipi nuk jetonte me gjyshërit e tij, ai banonte në një fshat aty afër dhe ishte marrë me shit-blerjen e bagëtive. Një fqi tha se gjyshi i tij i kishte dhënë nipit një dash ta shiste, por ai nuk ia kishte paguar. Supozohet se kjo mund të ketë qenë arsyeja e grindjes që i kishte parapri krimit, shkruan Informer.
