• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështoi për shkak të stuhisë

EA
Gusht31/ 2025

Një stuhi e fuqishme ere përfshiu ditën e djeshme rajonin, duke shkaktuar probleme serioze edhe në trafikun ajror.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në atë të Tiranës, erërat e forta kanë ndikuar në vonesa dhe vështirësi gjatë uljes së aeroplanëve.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një aeroplan që tenton të ulet në pistën e aeroportit të Prishtinës, por për shkak të erës së fuqishme detyrohet të ngrihet sërish.

Bëhet fjalë për një fluturim nga Gjeneva, i cili është detyruar të qëndrojë në ajër deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

/ Telegrafi

Spread the love